• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mogherini bën bashkë Thaçin e Vuçiçin, çfarë ndodhi në takimin në Sofje
Home
Rajon

Mogherini bën bashkë Thaçin e Vuçiçin, çfarë ndodhi në takimin në Sofje

16 May, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se me të arritur në Sofje, për Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

Ka thënë se me Mogherinin ka biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, si dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Thaçi ka thënë se me Mogherinin ka biseduar edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.

 

Sa i përket takimit me Vuçiqin, Thaçi ka thënë se janë pajtuar që faza përfundimtare e dialogut të fillojë në një të ardhme të afërt.

Për këtë Thaçi ka thënë se “është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB”.

Takimin Thaçi e ka quajtur dëshmi të përkushtimi të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë.

Njoftimi i plotë i Thaçit:

Sapo kam arritur në Sofje, ku takimin e parë e kam zhvilluar me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Me të kemi biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe fqinjëve tanë.

Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen.

Me zonjën Mogherini, po ashtu biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Me këtë rast, me iniciativën e zonjës Mogherini kam zhvilluar një takim të përbashkët me të dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë.

Prandaj, është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB.

Ky takim është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë, vetëm një ditë para fillimit të Samitit në Sofje. HTH

Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU dhe intensifikimi i hetimeve ndaj krimit/ Arta Marku vizitë në Francë
Previous article "Gjej një burrë aty rri dhe në Tiranë"/ Gjyshja e Gentës së BB do t'ju bëjë të qeshni me këtë VIDEO

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT