Besnik Mustafaj thotë se opozita duhet të njoftojë opinionin ndërkombëtar mbi keqqeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai këshillon shefin e qeverisë se s’duhet të flasë në ‘gojën e ujqërve’ në lidhje me çështjen e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.
I ftuar në News 24 Mustafaj gjykon se Rama kërkon t’i mbyllë gojën opozitës.
“Kryeministri nuk ka të drejtë të flasë në gojë të ujqërve, sepse duhet të flasë Prokuroria. Është për t’u çuditur si kaloi në aeroportin e Rinasit Agron Xhafaj? Si e la policia, pasi ai edhe në letër thotë që nuk ka rritur të marrë as vizë.
Rama po e mbron Xhafajn me arrogancë dhe pa argumente. Mesa dimë ne konfiskimi i materialit të audio-përgjimit është bërë dy ditë më parë dhe nga i mori Rama provat dhe kur pati kohë laboratori ta nxjerrë vërtetësinë ose jo te audio-përgjimit.
Prokuroria duhet të zbardhë nëse audio-përgjimi është autentik apo jo. Nuk vendos politika nëse kjo kasetë është autentike apo jo. Gjysma e akuzave ndaj Xhafajt janë të provuara edhe nga Agron Xhafaj dhe gjysma tjetër pritet të provohet. Deklaratat e Ramës se unë do ju çoj në burg janë të rrezikshme pasi do t’i mbyllë gojën opozitës.
Opozita e ka për detyrë të informojë opinionin ndërkombëtar dhe partnerët për zhvillimet që ndodhin. Nuk mund të mendohet se opozita pengesë për negociatat, pasi opozita po bën detyrën e saj dhe kjo do ndodhë me të gjitha opozitat. Shqetësuese është shantazhi që i bën Rama opozitës. Rama kërkon t’u mbyllë gojën denoncuesve” tha Mustafaj.


