Është ndërprerë për të rifilluar pas 30 minutash seanca e sotme në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, ku po gjykohet ish kryeprokurori Adriatik Llalla.
Seanca u ndërpreh për shkak se do verifikohet nëse avokati Sokol Hazizaj i plotëson kriteret ligjore për të qenë mbrojtesi juridik i Llallës.
Kjo pasi Hazizaj ka një prokurë të pergithshme jo specifike për këtë proces dhe se deklaron që ka kohë që nuk ka kontaktuar me klientin e tij, por e ka bërë këtë vetëm nëpërmjet familjarëve të vet./AlpeNews.al


