• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBYEN 13-VJEÇAREN PËR TA PËRDHUNUAR/ Si e morën zvarrë dhe e lidhën të miturën, TRE të rinjtë… (DETAJE)
Home
Breaking News

RRËMBYEN 13-VJEÇAREN PËR TA PËRDHUNUAR/ Si e morën zvarrë dhe e lidhën të miturën, TRE të rinjtë… (DETAJE)

15 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Ishte ora rreth 9 e darkës. Dola ta kërkoja çupën”. Këto janë fjalët e shkëputura që nëna e 13-vjeçares që u rrëmbye nga tre djem dhe u tentua të përdhunohej.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Vlosh të Roskovecit, ndërsa policia ka arrestuar pas ngjarjes 3 të rinj të akuzuar për rrëmbim dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë.

“Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, ka treguar mes lotësh nëna e 13-vjeçares, familja e të cilës është në kushte tepër të vështira ekonomike.

Policia vuri në pranga tre të rinjtë Redion Tereziu, 22 vjeç; Jorges Dosti, 24 vjeç; Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Arapa, Roskovec.

Sipas policisë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre të rinjtë kanë marrë forcërisht 13-vjeçaren, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

Njeri prej tre të rinjve nga Roskoveci, Jorges Dosti, i arrestuari për rrëmbimin dhe tentativën për përdhunim të një vajze të mitur ka deklaruar në Polici se nga e njihte 13-vjeçaren.

Dosti ka deklaruar se e ëma e tij e merrte shpesh për ta ndihmuar atë fëmijë në punët e bujqësisë, për të mbjellë apo vaditur lulet tek shtëpia që ndërtohej dhe se veç kësaj, ata flisnin shpesh në Facebook.

Vajza u rrëmbye me forcë nga Dosti dhe dy shokët e tij dhe u dërgua me forcë, e lidhur, në një shtëpi të pabanuar ku kanë tentuar ta përdhunojnë, por pa mundur t’ia arrijnë qëllimit.

Të arrestuar për ngjarjen janë:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç

2.Jorges Dosti, 24 vjeç

3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Mbi ta rëndojnë dy akuza: “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” mbetur në tentativë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazetarja shqiptare tregon historinë e dhimbshme të së motrës: Nuk di ç'tju them për këtë eksperiencë...
Previous article Fotot e rralla të arkivës italiane, si ishte Hoteli i Gjuetisë në Lezhë në vitin 1942!

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT