Kryeministri Edi Rama takon presidentin francez Emmanuel Macron. Në faqen e tij në facebook kryeministri postoi video nga momenti zyrtar i pritjes në pallatin Elysee.
Veç videos nuk ka ende njoftim zyrtar lidhur me këtë takim
Lajmi për takimin e tyre u publikua disa ditë më parë, por vetëm sot është zyrtarizuar., i cili do të zhvillohet për rreth 60 minuta.
Takimi i kryeministrit Rama me presidentin Macron vjen vetëm pak ditë përpara se Këshilli i Europës të japë qëndrimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Franca është një nga skeptikët për zgjerimin e BE, ndërsa kryeministri Rama do t’i kërkojë Macron votën pro për Shqipërinë.
Me Presidentin Macron në Pallatin Elysée🇦🇱🇫🇷
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 15. Mai 2018


