• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNAT NË TIRANË/ Zbardhen DETAJET: I plagosuri u kishte ngacmuar të dashurat, dy të rinjtë që tentuan ta vrasin… (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

TË SHTËNAT NË TIRANË/ Zbardhen DETAJET: I plagosuri u kishte ngacmuar të dashurat, dy të rinjtë që tentuan ta vrasin… (EMRAT)

14 May, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Xhelozia per femrat qe kishin ne krah, ngacmuar nga i plagosuri ka bere qe dy te rinj te zbrazin karikatorin e pistoletes mbremjen e te dieles ne Tirane. Policia sot ka vene ne pranga nje person dhe ka shpallur ne kerkim dy te tjere, qe jane autoret e ngjarjes. I prangosuri ka ndihmuar dy autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.

“Panorama” meson se ne kerkim janë Xhoni Hitaj 23 vjeç dhe Albert Gjonpalaj 22 vjeç.

Hitaj, i cili eshte me origjinë nga Librazhdi, rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë. Mesohet se ai është arrestuar në vitin 2016 për kanosje të tre personave. 23-vjeçari, së bashku me një shokun e tij, ishin konfliktuar me tre të rinj në rrugën “Nuçi Naçi” në kryeqytet dhe i kishin kërcënuar me armë. Ne ate kohe, Policia i gjeti atij një pistoletë me 10 fishekë dhe materialet iu referuan Prokurorisë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Mesohet se motivi i sherrit qe coi ne perdorimin e armeve ishte se i plagosuri kishte ngacmuar të dashurat e dy autorëve.

Njoftimi i plote

Specialistët e hetimit të krimeve ndaj jetës dhe pronës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shpallën në kërkim shtetasit :

– A. Gj., 22 vjeç, banues në Tiranë

– Xh. H., 23 vjeç, banues në Tiranë

Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të shtetasit M. Gj.

Gjithashtu u arrestua shtetasi :

– M. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka ndihmuar dy autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u proçedua në gjëndje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç ( i dëmtuari ), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe Municionit”, në ngarkim të shtetasve A. Gj., dhe Xh. H., parashkuar nga neni 76/22/25 të Kodit Penal, për veprën penale “ Përkrahje e autorit në krim” në ngarkim të shtetasit M. Gj., parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” në ngarkim të shtetasit A. B., parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjiko publikon fotografinë e veçantë, kujdeset për mbesën e Elitës njësoj si ajo
Previous article Messi thyen një tjetër rekord, sërish mund Ronaldon

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT