• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ESCOBARI SHQIPTAR”/ Niset hetimi pasuror ndaj “BARONIT TË DROGËS” Met Kanani. Nga sekuestrimi i kompanisë…
Home
Breaking News

“ESCOBARI SHQIPTAR”/ Niset hetimi pasuror ndaj “BARONIT TË DROGËS” Met Kanani. Nga sekuestrimi i kompanisë…

14 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj “baronit të drogës” Met Kanani bashkë me familjarët e tij. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave si edhe të shumë aktiviteteve të biznesit që ka Met Kanani ne Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nëpërmjet Drejtorisë së Pastrimit të Parave ka nisur hetimin pasuror për të ashtuquajturin “baroni i drogës”, Met Kanani. Sipas ligjit të quajtur antimafia, ky hetim pasuror ka nisur rreth një muaj më parë, me urdhër të prokurores Elisabeta Imeraj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit.

ABC News ka mësuar se, veprimi i parë që ka kryer organi i akuzës ndaj kreut te grupit kriminal te drejtuar nga Met Kanani ishte sekuestrimi i regjistrave të shit-blerjes pranë kompanisë AlbTek me seli qëndrore në Fier.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania ka si administrator Kananin, është hapur në vitin 2005 dhe si kapital themeltar ka 10 milionë lekë. Por komania e Met Kananit, sipas QKB-së, tregtonte radio marrëse e dhënëse, aparate ndërlidhëse. Ndërkohë që edhe pajimet e policisë dhe të ushtrisë gjendeshin në kompaninë AlbTek, si jelek anti plumb, pranga, helmeta të llojeve të ndryshme

Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, nëpërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare, për të parë nëse ka para depozita parash në sistemin bankar shqiptar por jo vetëm.

Edhe familjarët e Met Kananit do të kalojnë në sitën e ligjit “antimafia”, ku do të shihet edhe aktiviteti i tyre tregtar e po kështu, pasuritë e paluajshtme. të cilat sipas prokurorisë. mund të kenë rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm.

Gjatë operacionit të koduar “Preçizioni”, në pranga të policisë ranë në pranga 13 persona ne Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Edhe anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal do t’i nënshtrohen po ashtu, ligjit “antimafia”. Përveç kanabisit, anëtarët e bandës së Met Kananit akuzohen edhe trafikim të kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes Ballkanit në Shqipëri më pas drejt BE-së. /Abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMIER LEAGUE/ Pochettino do 180 mln € për merkaton dhe “blindimin” e yjeve si Kane dhe Alli
Previous article Ana tjetër e Arian Konomit: Dashuria funksionon vetëm me SEKS

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT