• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Viti 1974, 40 të rinj përndiqen për ‘veprimtari antisocialiste’” (DOKUMENTET)
Home
Dossier

“Viti 1974, 40 të rinj përndiqen për ‘veprimtari antisocialiste’” (DOKUMENTET)

14 May, 2018 F.autor Dossier

E keni parë ndonjëherë filmin me metrazh të shkurtër “Dita e parë e emërimit”?! Një prodhim i “Kinostudios Shqipëria e Re” i vitit 1982 me regji të Rikard Ljarjas dhe skenar të Kiço Blushit, ky film flet për inxhinier Gjikën (Fane Bita) dhe bashkëshorten e tij Bardha (Roza Anagnosti) që falë punës emërohen në dikastere të larta. Inxhinier Gjika në fakt bëhet zëvendësministër…

Nuk e keni parë?! Dakord, s’ka shumë rëndësi. Me rëndësi për këtë artikull ka të bëjë batuta e fundit e filmit, kur nëna e Gjikës e uron atë për punën e re. Ajo thotë: “Me këmbë të mbarë o bir! Të nderosh shokët, të nderosh Partinë!… Nënës sënde mund t’i bësh ndonjëherë hile, por partisë kurrë!”

Gjithkush që e sheh sot këtë film e kalon me të qeshura dhe e konsideron atë kohë tejet absurde. Por ai regjim ishte vërtet i atillë saqë në raste ekstreme të përndjekjeve, nënat në marrëdhëniet me fëmijët e tyre u detyruan t’i lënë vendin Partisë: “Partia është nëna jonë!”

Kjo batutë më erdhi ndërmend teksa hasa në “Dosjen nr. 7 të Komitetit Qendror të Partisë së Punës”.

Më 8 janar të vitit 1974, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, informonte Sekretarin e Komitetit Qendror, Hysni Kapon, rreth një grupi prej 40 të rinjsh të cilët kishin qëndrime “antisocialiste”. Nga akuzat që përmendeshin në shkresën “Sekret Nr. 1”, mes atyre të zakonshme si “diversion, dëshirë për arratisje, agjitacion e propagandë” ka një akuzë që nuk ndeshej shpesh në ato kohë, por që ishte po aq e rëndë nga ana “morale”: “shumëfishimi e shpërndarja e materialeve pornografike”.

Sipas shkresës “veprimtaria armiqësore” ishte e organizuar në “4 grupe me qendër Tiranë, Durrës, Berat dhe Vlorë” dhe mes këtij grupi kishte “të implikuar edhe ushtarë”. 15 prej këtyre të rinjsh qenë arrestuar, 25 ishin këshilluar, ndërsa 3 të tjerë, “deri sa të sqarohej pozita e tyre” ishin “akoma në ndjekje nga agjentura operative”.

Për ta luftuar këtë “të keqe”, zv.ministri informon se përveç arrestimeve janë kryer “këshillime në masë” ku përmes një të dërguari nga Ministria si dhe nën “asistencën” e organizatave të frontit të lagjeve, drejtorëve të shkollave apo ndërmarrjeve dhe komandantëve në ushtri u janë tërhequr vërejtje.

I gjithë ky proces, natyrisht, është bërë në publik dhe duke pasur të pranishëm edhe prindërit. Pra diskreditim dhe përndjekje e pastër!

Ajo që e bën këtë shkresë përtej të zakonshmeve janë citimet e dy prindërve të këtyre të rinjve, të cilët citohen paralelisht. Një nënë nga Berati, sipas Shehut, shprehet kështu: “Unë fëmijët i kam rritur me djersën e me kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar partia. Asgjë nuk më ndan nga ky pushtet. Por djalit tim harram i qoftë djersa ime që e kam rritur dhe gjiri i s’ëmës, e bashkë me ligjin që e ndëshkon të marrë edhe urrejtjet tona si prindër.”

Fill pas këtij citimi pa emër e mbiemër, zv.ministri shton me nota tejet kërcënuese: “Nga të gjitha rastet që u bënë këshillimet, qëndrimet ishin shumë pozitive, duke përjashtuar të vetmin rast të… – për etikë, emrin e kemi censuruar – e shoqja e “…” e cila tha: “Nuk është e vërtetë që djali im është armik!”

S’ishte gjë dosido të t’përmendej emri në shkresa sekrete të funksionarëve të lartë, e lëre më pastaj për “veprimtari antisocialiste”.

Pra ajo propaganda që shihet në filma është fiks ajo çka sistemi komunist kërkonte, në rastin në fjalë, që kur të vinte puna për “Parti” dhe ideal, edhe vetë nënat t’i mohonin fëmijët e tyre!

Ferr.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lucas Biglia do të jetë i aftë për Argjentinën në Kupën e Botës
Previous article NDODH NË TIRANË/ Çifti SHERR në mes të rrugës. Djali e qëllon, por vajza e bën të qajë... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT