Zhduket pa lënë asnjë gjurmë një 16 vjeçar nga një fshat i Librazhdit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stranik. E.K. me banim në këtë fshat është zhdukur nga banesa që më datë 12 maj dhe nuk është kthyer më. Me gjithë ëklrkimet e familjarëve, nuk ka pasur asnjë informacion.
Ndodhur përballë kësaj situate, babai i tij A.K, vjeç 43, ka kërkuar ndiohmën e policisë.
Familjarët dhe policia po punojnë për të gjetur 16 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e tij.


