Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka dhënë sqarime për ndryshimet në kodin e procedurës penale, duke marrë shkas nga akuzat e opozitës. Në një komunikim me gazetarët Manja theksoi se partitë opozitare po bëjnë sulme të padrejta, ndërsa shtoi se këto forca politike praktikës ligjet e reformës në drejtësi.
Ai mes të tjerash shtoi se i shkurton Kuvendi nismat e tilla sipas rregullores.
“Sqarim per ndryshimet ne kodin e procedurës penale. Partite e opozitës, sulme te padrejta. Opozita braktisi ligjet e reformës ne drejtësi. Prej disa ditësh është sulmuar Komisioni dhe Reforma në drejtësi. Më lejoni të vij tek projektligji i debatuar për disa ndryshime, që ka qenë një nga pr.ligjet e paketës së dytë. E gjithë puna për paketën e dytë për Reformën në Drejtësi vazhdon edhe sot dhe është punë e asistuar nga grupi i ekspertëve”, tha Manja.


