• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRON XHAFAJ/ 6 misteret mbi origjinën e përgjimit të PD-së që ngrenë pikëpyetje
Home
Shqipëri

AGRON XHAFAJ/ 6 misteret mbi origjinën e përgjimit të PD-së që ngrenë pikëpyetje

14 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka publikuar sot një përgjim, në të cilin pretendon se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, flet në telefon me një trafikant për çështje droge.

Video në fjalë ngre mjaft dyshime lidhur me autenticitetin e saj.

Së pari, trafikanti që pretendon PD se dëgjohet në audio-përgjim identifikohet vetëm me një “X” dhe nuk thuhet nëse përgjimin e ka bërë ai vetë, apo prokuroria.

Për personin në fjalë nuk ka asnjë të dhënë se kush është.

Edhe pse PD thotë se ai është një trafikant i dënuar më parë parë, ajo nuk e bën të ditur identitetin e tij, duke i shtuar edhe më shumë pikëpyetjet mbi besuehsmërinë e përgjimit.

PD ka dhënë edhe një numër telefoni që pretendon se i përket Agron Xhafajt, por nga audio e publikur PD nuk thotë se cila është prova që zëri që dëgjohet në të është i njëjtë me atë të Agron Xhafajt.

Agron Xhafaj nuk është person publik dhe pakkush e njeh zërin e tij.

Përgjimi ambiental, PD thotë se është kryer në një lokal që njihet si pronë e Agron Xhafajt, por edhe për këtë nuk ka asnjë të dhënë. Në fakt, bashkëpunëtori “X” përmend lokalin me emrin e një personi tjetër, që ai e quan “Toto Qorri”.

Në asnjë pjesë të bisedës telefonike apo asaj ambientale nuk përmendet një lokal tjetër, që të mund të japë ndonjë indice që të lidhet me Agron Xhafajn.

Partia Demokratike bie edhe në një tjetër kontradiktë kur nga njëra anë sulmon Fatmir Xhafajn se ka penguar hetimin apo arrestimin e vëllait të tij dhe nga ana tjetër, nxjerr një përgjim, i cili mund të bëhet vetëm përmes vendimeve të organeve të drejtësisë, që janë ato që hetojnë.

Por duke qenë se për dhënien e aturozimit të këtyre të fundit për përgjimin e Agron Xhafajt nuk ka ndonjë informacion zyrtar, atëherë besueshmëria e përgjimit në fjalë vihet në dyshim të fortë, aq më tepër kur ai ka rënë në duart e një partie politike, përpara se të shkojë në gjykatë apo prokurori.

Megjithatë një përgjigje më të mirë të gjitha këtyre pikëpyetjeve mund t’ia japë vetë sistemi i drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inaugurimi i ambasadës së SHBA në Jerusalem, dhjetëra të vrarë në Gaza, mbi 900 të plagosur (PAMJET)
Previous article Kërkesa e habitshme e lojtarit më të paguar të Vllaznisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së Politikë

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT