• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURRE DHE GRUA PA PUNE/ Si nisi përplasja e Arta Markut me çiftin ROVENA GASHI dhe DRITAN GINA
Home
Aktualitet
Kronikë

BURRE DHE GRUA PA PUNE/ Si nisi përplasja e Arta Markut me çiftin ROVENA GASHI dhe DRITAN GINA

14 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Prokurorët e njohur Rovena Gashi dhe Dritan Gina zyrtarisht janë të dy të papunë.

Nuk dimë nëse veprimet e Prokurorisë së Durrësit për t’i marrë si të pandehur çiftin e bashkëshortëve, prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina dhe vendimi i kryeprokurores Arta Marku për t’i pezulluar nga detyra janë të qëllimshme, por dimë që mes zonjës Arta Marku dhe Rovena Gashit ka pasur një përplasje menjëherë sapo Arta Marku mori frenat e Prokurorisë së PërgjItHshme.

Rovena Gashi e cilësuar si “krau i djathtë” i ish-kryeprokurorit Adritik Llalla, u shkarkua me urdhër të Arta Markut nga pozicioni i Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe shefes së “Dekriminalizimit”.

Ky veprim i zonjës Marku pasoi me një padi në Gjykatën Administrative nga Rovena Gashi. Gashi kërkon nga Gjykata pezullimin e urdhërit për lirimin e saj, si edhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të urdhrit të Prokurorit të Pergjithshëm të Perkohshëm.

Arsyeja me të cilën prokurorja e përkohshme largoi Gashin nga detyra ka të bëjë me kërkesën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. Me dërgimin e kërkesave në KQZ, prokurorja ka informuar zyrtarisht edhe Kryeprokuroren për vendimmarrjen e saj. Por, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme duket se është ndjerë e anashkaluar, pasi vendimmarrja e Gashit nuk është konsultuar paraprakisht me titullaren. Për këtë arsye, Marku ka vendosur të shkarkojë prokuroren Gashi.

E ndërsa lufta mes tyre mund të quhej tashmë e shpallur, kryeprokurorja bëri një tjetër hap. Në janar Marku i ndërpreu detyrën si i komanduar në krye të Prokurorisë së Durrësit bashkëshortit të Gashit, Dritan Ginës. Ky i fundit refuzoi të largohej nga detyra dhe paditi sërish kryeprokuroren.

E ndërsa Marku përballet në gjykatë si me Gashin ashtu edhe me Ginën, për shkarkimet nga detyra mësohet për hetimet e nisura nga Prokuroria e Durrësit, pas të cilave kryeprokurorja ka vendosur t’i pezullojë të dy.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona huazon Yerri Minan te skuadra e La Ligas
Previous article Gjejini ku i keni fshehur sandalet e preferuara të fëmijërisë se sot kushtojnë sa qimet e kokës (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë Aktualitet

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO) Aktualitet

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO)

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve Aktualitet

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT