• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nikoll Lesi: Lulzim Basha dhe PD-ja po përdoren nga Rama dhe Tahiri për të sulmuar Fatmir Xhafajn
Home
Shqipëri

Nikoll Lesi: Lulzim Basha dhe PD-ja po përdoren nga Rama dhe Tahiri për të sulmuar Fatmir Xhafajn

14 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ka shumë spekulime se pas sulmeve të Partisë Demokratike ditët e fundit ndaj Fatmir Xhafaj, qendrojnë dhe eksponentë të rëndësishëm të PS-së.

Këtë teori e mbështet dhe Nikoll Lesi, sipas të cilit, Lulzim Basha dhe PD po përdoren në këtë rast nga Rama, për të sulmuar Xhafajn.

“PD-ja është në të drejtën e saj si forcë kryesore opozitare duke sulmuar ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Për vertetësinë e fakteve do jetë drejtësia e cila do të vendosë, aq me tepër kur njoftohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka inicuar një hetim për akuzat e selisë blu.

Por kaq shumë e përditë si në një film me metrazh të shkurtër dhe me seri pafund, duket se ka një skenar. Natyrisht ministri Fatmir Xhafaj mbrohet vetë dhe nëse ka shkelur ligjin të përgjigjet para drejtësisë dhe politikisht para PS-së.

Megjithatë tabloja e një “filmi serial” për këtë çështje duket se ka një koordinim përfekt mes PD dhe një pjese të PS-së e cila nuk do Fatmir Xhafaj si ministër. PD-ja thamë se mbetet në lojën e saj politike. Por selia rozë e cila frymëzon sulmin ndaj ministrit dhe pa prekur asnjë fije kryeministrin, bën gabimin e radhës sepse tregon se mbetet frymëzuesja e fshehur e këtij sulmi serial, duke ngrënë “bijtë e saj” me gojën e të tjerëve.

Apo sulmi me anë të PD-së bëhet që PS-ja të vendosë ministër të brendshëm një “Sajmir” tjetër për ta rimbushur edhe njëherë Shqipërinë jo më me kanabis, por me kokainë?

PS-ja si një strukturë gjigande, si ajo e Metarlurgjikut në Elbasan, gjithnjë në degradim edhe prej viteve, por edhe nga drejtimi, pra gjendet në një grumbullim amorf ideshë, grupesh, interesash,etj. Në PS, Rilindja drejton e fiton, kurse socialistët votojnë.

Edhe një saktësim: PD-ja pse nuk flet me atë forcë të dikurshme ndaj ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri apo janë në një llogore bashkë kundër ministrit Fatmir Xhafaj”, shkruan Lesi.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Erdogan pritet me protesta në Britani, protestuesit përleshen me policinë
Previous article Kjo është këngëtarja shqiptare që do të interpretojë kolonën zanore të filmit të ri të James Bond (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë Politikë

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT