Pas zjarit në një objekt të përpunimit të naftës në Elbasan është zbiluar edhe shkaku i kësaj ngjarje. Sipas njoftimit të policisë së këtij qyteti, ka qenë një shkëndijë elektrike në pompën zhytëse në repartin e pastrimit të ujrave teknologjik ka qenë shkak i zjarrit të mbrëmjes së djeshme në rafinerinë e naftës në Elbasan.
Zjarri përfshiu vaskat e përpunimit të naftës. Flakët u vunë menjëherë nën kontroll nga zjarrfikëset dhe veç dëmeve materiale nuk pati të lënduar në njerëz.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në rafinerinë e përpunimit të naftës “R.B.H Belinë SH.A” në fshatin Balldren, Njësia Administrative Papër, me administrator shtetasin H.G, banues në Tiranë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjare kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të pakta materiale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.


