• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U lirua nga gjyqtari Miri/ Jeta në burg e Gentian Dodës, “Me puro në gojë e penela në duar”
Home
Aktualitet

U lirua nga gjyqtari Miri/ Jeta në burg e Gentian Dodës, “Me puro në gojë e penela në duar”

14 November, 2017 F.autor Aktualitet

Më 28 gusht të vitit 2015, gjatë një reportazhi që do përgatisnim për “Gazeta Shqiptare”, në burgun e Fushë-Krujës, takuam në bibliotekën e burgut Gentian Dodën, emër i cili është lakuar bujshëm së fundmi pas përgjimeve që çuan në arrestimin e gjykatësit Shkëlqim Miri.

Këtij të fundit iu gjetën në shtëpi 300 milionë lekë, që sipas përgjimeve të policisë, janë ryshfete të marra nga puna e tij. Sipas akuzës, më 23 maj 2017 gjyqtari Miri ka marrë një zarf me 30 mijë euro, ndërkohë që kjo përkon me kohën kur kushëriri i tij, Kujtim Miri ishte në lokal me personat e dërguar nga Gentian Doda.
gentian-doda

Kush është Gentiani
Gentian Doda u ekstradua nga SHBA-të për në Shqipëri në vitin 2012, i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Sipas prokurorisë, nga hetimi i çështjes ka rezultuar se nga viti 1997 e në vazhdim shkak i konfliktit me pasoja të rënda ka qenë përplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve.

Nga hasmëritë mes dy fiseve në Mat numërohen të vrarë të paktën 16 persona që prej vitit 1997 e në vazhdim. Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vrarë aksidentalisht Asllan Gjoka.

Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale. Ndonëse vrau dy persona në ’97-ën, Gentian Doda fitoi lirinë vetëm pas 5 vitesh burg.

Takimi në burg
Gentian Doda ka trup mesatar e aso kohe, në gusht 2015 mbante mjekër pak më të gjatë. Në dukje ishte i qetë si tip e nuk bezdisej aspak nga prania e të huajve. “Me puro në gojë e penela në duar, Gentian Doda, i dënuar 20 vjet për vrasje të dyfishtë kryer në vitin 1997, hedh imazhe të fiksuara në kanavacë. Jemi shkëputur kështu në godinën e bibliotekës, aty ku të burgosurit merren edhe me krijime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelja kroate provokon keq italianët: Ejani te shtëpia ime, e shikojmë bashkë Kroacinë në Botëror
Previous article VETTINGU/ U hodh shorti, ja kush janë 6 gjyqtarët që do kalojnë në sitë

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT