Shpërthen një vatër zjarri në rafinerinë e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona ta pasdites në rafinerinë e naftës që ndodhet në afërsi të fshatit Balldren.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar tre automjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë vënë nën kontroll flakët. Dëme në njerëz nuk ka.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia dhe një grup hetimor.
Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
Prej disa kohësh rafineria e naftës në Elbasan është vënë nën akuza të forta sa i përket ndotjes së mjedisit. Banorët e fshatit Balldren kanë protestuar disa herë.
Ndaj një nga pistat e hetimit është edhe zjarrvënia e qëllimshme. Infoelbasani.al


