Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme, pas atij në qendër të Vlorës.
Këtë herë janë përplasur dy makina në Pogradec, pranë fshatit Petrushë.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 3 persona, që ishin pasagjere.
Makinat drejtoheshin nga dy të rinj me inicialet Xh. M., 24 vjeç dhe N. B., 22 vjeçe.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pogradecit, ndërsa 24-vjeçari që ishte shoferi i njërës prej makinave është dërguar në komisariat për të zbardhur shkaqet e përplasjes.


