• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Super-aksioni antidroge, Kanani dhe Heqimi me biznese private, ja cilat janë kompanitë e tyre
Home
Breaking News

DETAJE/ Super-aksioni antidroge, Kanani dhe Heqimi me biznese private, ja cilat janë kompanitë e tyre

13 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy drejtuesit e grupeve kriminale në Fier, zotërojnë biznese në këtë qytet. Met Kanani dhe Bilbil Heqimi rezultojnë të kenë në pronësi të tyre dy kompani private, ku kanë ushtruar aktivitet tregtar. Më konkretisht thotë prokuroria në emër të Met Kananit, është kompania “Albtek”, e cila është një kompani që kryen aktivitet në fushën e elektronikës. Kanani e zotëron këtë kompani 100 për qind, ndërkohë mësohet se në 21 prill 2014, ai ka pezulluar aktivitetin tregtar të kësaj kompanie. Ndërsa drejtuesi tjetër i këtij grupi kriminal, biznesmeni Bilbil Heqimi, rezulton se zotëron kompaninë e veshmbathjeve “ANDREA & MISTJAN”. Fillimisht këtë kompani Heqimi e ka hapur me një shtetas Italian, por më pas të gjithë kapitalin e saj e ka zotëruar vetë.Kompania ka si objekt të veprimtarisë së saj, përpunimin e veshmbathjeve.

Katër financuesit që blinin drogën

Veç dy biznesmenëve gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Krimeve të Rënda ka evidentuar dhe katër persona si financues të trafikut të drogës. Këta persona janë shtetasit Klinsi Aliaj, Orges Islami, Iliro Haruni dhe Florand Xhabej. Burimet thonë se Klinsi Aliaj, është një tregtar që zotëron kompaninë “ERKS” që momentalisht është një kompani me aktivitet tregtar në likujdim. Ndër të tjera Orges Islami zotëronte një aktivitet tregtar me emrin “MALBORO TOBACO”, aktivitet të cilën e ka pezulluar në datën 12 shkurt 2018.

Këta persona është provuar se kanë financuar me shuma të konsiderueshme blerjen e sasive të mëdha të drogës, e cila blihej tek kultivuesit. Më pas lënda narkotike grumbullohej tek një magazinë në emër stë shetasit Sotiraq Saraçi, dhe prej këndej sasia e drogës shpërndahej në shumë vende, duke u transportuar me kamiona, makina të vogla dhe skafe.

Ndër skafistët e arrestuar të këtij grupi kanë qënë shtetasit Ruvin Spahiu, Besmir Lupi, Redjan Dervishi, ndërsa me kamion ka transportuar drogë në Maqedoni i arrestuari Mentor Moçka dhe në një rast me kafshë ka trnsportuar drogë në drejtim të Greqisë i arrestuari Lavdim Çuku. Ndërsa si persona ndërmjetës të këtyre dy grupeve kriminale kanë qënë të arrestuarit Gojart Jahelezi, Nexhat Mlloja, Klaudio Ulndreaj, Alfred Shabani,Arvanit Ulndreaj, Armando Gjini dhe Andrea Balla.

Pas kapjes së Kananit, anëtarët: Pastroni farmacinë

Pas arrestimit të Met Kananit në Turqi në muajin mars të këtij viti, hetimet janë përqëndruar në Shqipëri për arrestimin e personave të tjerë bashkëpuntorë të tij. Grupi kriminal trafikonte kanabis në drejtim të Turqisë dhe më pas droga shpërndahej në vendet e BE-së. Kjo ishte edhe linja e re e trafikimit, ku transportoheshin edhe droga të forta si heroinë dhe kokainë. Nga hetimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, u ra në gjurmët e disa prej anëtarëve të bandës të cilët vepronin në territorin shqiptar.

Prangosja e Met Kananit ka bërë që trafikantët e tjerë në Shqipëri të merrnin masa për fshehjen e drogës. Disa persona të dyshuar janë përgjuar me metoda speciale teksa ndanin porositë për njëri-tjetrin. “Pastroni farmacinë”, ka qënë kodi i përdorur nga disa prej anëtarëve të bandës që nënkuptonte të pastronin shtëpitë dhe vendet e punës, duke i paraprirë një ndërhyrje të menjëhershme të policisë./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Shkruaj, sepse përtoj të rrihem
Previous article Eric Cartona: “Ajo që ka bërë Real është e papranueshme”

Redaktor2

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT