• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Momenti i arrestimit të DY SHQIPTARËVE në Greqi: Alfons Ndoci: Do të shihemi në arratisjen e radhës… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

Momenti i arrestimit të DY SHQIPTARËVE në Greqi: Alfons Ndoci: Do të shihemi në arratisjen e radhës… (VIDEO)

12 May, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat greke kanë publikuar momentet kur policia arreston dy shqiptarët e arratisur nga automjeti i burgjeve. Juliano Halili dhe Alfons Ndoci u kapën ditën e premte në një apartament në zonën e Filadelfia e Re.

Gjatë një operacioni të befasishëm, më shumë se 10 efektivë policie ndërhynë në apartamentin ku qëndronin shqiptarët e arratisur. Ata thyenë derën dhe kapën në flagrancë të dënuarit. Juliano Halili dhe Alfons Ndoci u arrestuan pa bërë rezistencë. Mediat greke kanë shkuar në lagjen ku fshiheshin shqiptarët. Fqinjët shpjeguan se policia u tha që të qëndronin brenda shtëpive, përpara se të niste aksioni. Kamerat e televizioneve greke filmuan mometin kur Alfons Ndoci po dërgohej në një qeli paraburgimi. Ai bëri dhe një paralajmërim: “Do të shihemi në arratisjen e radhës”.

 https://youtu.be/KaeiBz1s29A

 

Juliano Halili dhe Alfons Ndoci dy ditë më parë u arratisën nga automjeti i burgut në portin e Pireut, që po i transferonte për në burgun e ishullit të Kretës. Sapo mjeti ndaloi për të hipur në traget, 4 prej të burgosurve shqiptarë mundën t’i shpëtonin policisë. Dy prej tyre u kapën brenda pak minutave, kurse Ndoci dhe Halili u arratisën me ndihmën edhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm.

Foto: Alfons Ndoci (majtas) dhe Juliano Halili (djathtas)

Juliano Halili 35 vjeç, që njihet ndryshe me emrin “Niko”, është i dënuar me burgim të përjetshëm. Në vitin 2011, ai vrau Felim Mezain dhe djalin 3-vjeçar të këtij të fundit. Kurse Alfons Ndoci është i dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe trafik droge. Tashmë ata do të dalin sërish para gjykatës greke, ku përballen me akuzën e arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Është BOSE dhe bën jetë luksoze, por Besa Kokëdhima DEKLAROI se s'ka rroba për të veshur
Previous article Rita tha se është biseksuale dhe do të puthi vajza, por a ju kujtohet "gruaja" e saj

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT