Prokurorët e Krimeve të Rënda, në shtëpinë e Saimir Tahirit për ti komunikuar masën e arrestit. Menjehere pas vendimit te gjykates se shkalles se pare per krimet e renda, per ti caktuar ish ministrit te brendshem masne e arrestit shtepiak, prokuroret jane nisur drejt shtepise se tij tek Kodra e Diellit, pranë ish kopshtit botanik te Tiranes.
Ne gjykate prokuroret kane kerkuar mase me te rende: Ate te arrestit me burg per Tahirin, ndersa avoaktet e tij, ate te qenies ne gjendje te lire. Por pasi u terhoqen per vendim anetaret e trupit gjykues te Krimeve te Renda caktuan masen e arrestit shpepiak per Tahirin.
Si prova te reja u paraqiten ato te ardhura sefundi me leterporosi nga Greqia dhe Italia.
Prokuroret kane thene se do ta ankimojne vendimin e gjykates ne apel. Te njejten gje kane thene edhe avokatet e ish ministrit.
Një grup prokurorësh, Dritan Prençi, Gent Osmani, Elisabeta Imeraj dhe Besim Hajdarmataj kanë mbërritur në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm për t’i komunikuar masën e sigurisë.
Njoftimi nga prokuroria:
Caktimin e masës së sigur imit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.
Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.


