• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD zbulon detajet: Ndihma tjetër që Xhafaj i dha vëllait të tij, ja ligji që shkeli
Home
Shqipëri

PD zbulon detajet: Ndihma tjetër që Xhafaj i dha vëllait të tij, ja ligji që shkeli

12 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

“Falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij”.

Keshtu ka deklaruar sot nga selia blu, Gazmend Bardhi, ne denoncimin e radhes qe ka bere sot se bashku me deputetin Aliebaj, ne vijim te dosjes per vellane e ministrit te Brendshem.

Deklarata e plote e Bardhit

Sot do provojmë përpara jush, se falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij.

Mos-ekzekutimi i vendimit të dënimit të Agron Xhafaj, nuk është akti i vetëm sesi Fatmir Xhafaj po ndihmon vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Ne sot do ju provojmë se Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin shqiptar antimafia ndaj vëllait të tij, dhe se përdor funksionin si Ministër i Brendshëm për t’i dhënë imunitet dhe paprekshmëri vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

PD: AGRON XHAFAJ ËSHTË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA
• PD: PSE NUK VEPRON LIGJI ANTIMAFIA NDAJ VËLLAIT TË FATMIR XHAFAJT?
• PD: PSE NUK VEPRON POLICIA E SHTETIT?
• PD: FATMIR XHAFAJ ËSHTË VETË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA
• PD: FAMILJA “XHAFAJ” KA IMUNITET NDAJ LIGJIT

Sipas ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur publikisht si LIGJI ANTIMAFIA, Agron Xhafaj është subjekt, ndaj të cilit duhet të zbatohen masat ndaluese.

Ligji Antimafia ka për qëllim konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale, me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafikuesve të lëndëve narkotike,

Subjekt i këtij ligji është çdo person për të cilin ka indicie se:
a) është pjesëmarrës apo ka kryer krime në kuadër të një organizate kriminale;
b) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Agron Xhafaj, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane.

Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim:

1. Për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA, ku Agron Xhafaj kishte rolin e furnizuesit të grupit kriminal me heroinë.
2. Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.
3. Për bashkëpunim në transportimin nga Shqipëria në Itali të lëndëve narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis.
4. Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndëve narkotike.

Pyetja që shtrohet sot është: A e ka zbatuar Ligjin Antimafia Ministri i Brendshëm në rastin e Agron Xhafajt?

A ka vepruar Policia e Shtetit? A ka vepruar prokuroria?

Ligji Antimafia i detyron këto tre institucione që të marrin masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, dhe nëse provohet që janë krijuar në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar, kanë detyrimin për konfiskimin e tyre.

Sipas Ligjit Antimafia, Neni 8, Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt.

Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë. Është detyrë e prokurorisë të bëjë hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka detyrimin të përgjigjet sot, nëse e ka përmbushur këtë detyrim ligjor.

Përgjigja është jo; Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka zbatuar Ligjin Antimafia.

Kjo edhe për një arsye tjetër të fortë: Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Ligjit Antimafia neni 3, vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji.

Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Është e qartë dhe e kuptueshme për cdo shqiptar:

Sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, ligji antimafia, nuk vepron ndaj Familjes Xhafaj, pavarësisht dënimit për trafik ndërkombëtar droge të Agron Xhafajt.

Ata kanë imunitet, kanë fituar paprekshmëri.

Agron Xhafaj nuk vuan asnjë ditë nga dënimi, liria, paprekshmëria dhe pasuritë e tij janë të garantuara sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i tij Fatmir Xhafaj.

Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më, është fshirë nga Kushtetuta dhe ligji, dhe është thjeshtë i pazbatueshëm.

Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj janë mbi ligjin dhe të paprekshëm nga Ligji Antimafia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DUKENI SA MË TË REJA/ Trajtimi më i mirë për strijat e lëkurës pas humbjes në peshë ose lindjes
Previous article Allegri i ka idetë e qarta, punën e titullit e mbyll në Romë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT