Detaje tronditese nga dosja hetimore e kamionistit grek qe la te vdekur ne aksidentin tragjik dy shqiptare dhe plagosi vajzen e njerit prej tyr
Protothema zbulon sot pjese nga dosja hetimore, sipas te ciles kamionisti grek ishte nje alkoolist i thekur, pasi ishte proceduar se paku 8 here per drejtim mjeti ne gjendje te dehur, nderkohe qe ne diten e aksidentit kishte udhetuar me shume se 17 ore pa bere pushim.
Nga aksidenti mbeten te vdekur ne vend Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pabuko i datëlindjes 1953, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri u transportua ne spital ne në rrezik për jetën.
Spiro dhe Balerina, janë babë e bijë. “Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve“, ka thënë gruaja e shqiptarit që humbi jetën, ne nje rrefim te trishte per mediat greke.
Greku, shkaktari i aksidentit punonte pa nderprerje me ore te gjata e pa bere asnje pushim, keshtu ka ndodhur ne shumicen e diteve te muajit prill dhe mars.
Sipas hetimeve, në momentin e aksidentit tragjik, në gjakun e tij u konstatua një nivel alkooli 0.78 mg, por kjo nuk ishte hera e tij e pare. Avokati ka theksuar se ai eshte i tronditur, eshte njeri punetor dhe do te kerkoje edhe vete falje per dhimbjen e madhe qe u ka shkaktuar familjeve te viktimave.


