Një makinë është përfshirë nga flakët këtë paradite në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në autostradën ‘Tiranë-Elbasan, pranë qendrës tregtare ‘TEG’.
Siç shihet nga videoja flakët e mëdha kanë shkrumbuar mjetin tip ‘Benz’, ngjyrë gri, ndërsa shtëllungat e tymit të zi janë shpërndarë në gjithë zonën përreth.
‘Benz’-i i përfshirë nga flakët sot në Tiranë
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe nëse ka persona të lënduar nga djegia e makinës, por policia pritet të shkojë në vendngjarje për të zbardhur të gjitha shkaqet. Ndërkohë, gjatë natës së kaluar janë djegur dhe dy mjete të tjera në VLorë.


