Një ngjarje e rende ka ndodhur në orët e vona në Dibër ku ka mbetur i plagosur 24 vjeçari me inicialet A.M, banues në Peshkopi.
Informacion paraprak
Më datë 11.05.2018, rreth orës 23:10, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në qytetin e Peshkopisë, është plagosur me armë zjarri një shtetas me iniciale A.M, rreth 24 vjeç, banues në Peshkopi. I dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga ekspertë të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet aurori i dyshuar i kësaj ngjarje, ku për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhënat e tij. Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor vijon hetimet për zbadhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje.


