• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E POSTËS SEKRETE/ Hetim edhe brenda Prokurorisë për dekonspirim… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITJA E POSTËS SEKRETE/ Hetim edhe brenda Prokurorisë për dekonspirim… (DETAJET)

11 May, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet dhe kërkimet për dy autorët që grabitën me dhunë paraditen e së martës postën sekrete të Prokurorisë së Durrësit.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes dyshon se autorët e grabitjes janë informuar nga brenda organit të akuzës për materialet që do të mbërrinin në Prokurorinë e Durrësit, me postën sekrete të asaj dite.

Për këtë arsye, krahas kërkimeve për dy autorët e grabitjes, hetime po kryhen edhe brenda institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, ku po verifikohen personat që kanë dijeni për përmbajtjen e postës që do të mbërrinte në Durrës.

“Autorët e grabitjes kanë pasur dijeni për përmbajtjen që kishin materialet që do të mbërrinin në Prokurorinë e Durrësit. Pra, ata nuk kanë lejuar që këto materiale të mbërrinin në Prokurori. Po ngrihet pyetja nga e dinin autorët se ç’kishte posta e së martës?! Ne dyshojmë se autorët, informacionin për përmbajtjen e postës së të martës, e kanë marrë nga persona që kanë pasur dijeni për materialet që ndodheshin në çantën e postierit të Prokurorisë. Në këto kushte, pjesë e hetimit janë edhe personat që merren me dërgesën e postës dhe që protokollojnë këto materiale që iu nisën Durrësit”, bëjnë të ditur burime nga grupi i hetimit.

Sakaq, në bazë të të dhënave që vuri në dispozicion korrieri i Prokurorisë, Ilir Kapxhiu, Policia ka arritur të ndërtojë identikitin e autorëve dhe ka shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas korrierit të Prokurorisë, autorët ishin dy djem të rinj rreth 30 vjeç, të gjatë rreth 1.75-1.80 cm.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar pronarët e dyqaneve në rrugicën “Kumini”, ku ndodhi ngjarja për të dhënë dëshminë e tyre në komisariat, ndërsa do të shihen edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen në këtë rrugë.

E ndërsa Prokuroria e Durrësit është treguar e rezervuar sa i përket informacionit se çfarë materialesh përmbante posta sekrete e ditës së martë, burime konfidenciale bënë të ditur se në drejtim të Durrësit janë nisur një numër i konsiderueshëm aktesh të partnerëve ndërkombëtarë, si edhe të tjera dokumente sekrete. Po të njëjtat burime saktësojnë se bëhet fjalë për të paktën 5 materiale të ardhura nga agjencitë e huaja ligjzbatuese të një rëndësie të veçantë.

Madje, një prej të cilave është për një çështje me sensitivitet të lartë. Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar me postë sekrete materialet e mbërritura gjatë 4 ditëve të fundit, përfshirë edhe ato që kanë mbërritur me urgjencë gjatë fundjavës.

Të gjitha këto materiale janë dokumente origjinale, pasi vetëm në mënyrë të tillë mund të pranohen nga Gjykata. Duke rindërtuar skemën, Prokuroria e Përgjithshme, në çdo rast, dërgimin e të dhënave sekrete ia bën paraprakisht me dije edhe titullarit të Prokurorisë pritëse, në rastin konkret Kryeprokurores së Durrësit, Donika Prela./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e shtunë 12 Maj/ Shenjat e ZJARRIT kanë pasur një javë të vështirë, por...
Previous article MOTI/ E shtunë 12 Maj 2018: SHTRËNGATA dhe RESHJE në gjithë vendin! Ja zonat që do preken nga... (HARTA)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT