• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur shpëtimi të vjen andej nga nuk e pret!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur shpëtimi të vjen andej nga nuk e pret!

11 May, 2018 Redaktor1 OP-ED

Shqipëria si të gjitha vendet e varfëra të lëmshit tokësor, nuk i ka shpëtuar të ushqyerit të vetes me legjenda thesaresh të gjetura e të humbura, me pasuri përallorë nën e mbi tokësore. Ndërohë që ndonjë mendje brilante e epokës sonë, nxjerr edhe teori si ajo se vendet sa më të pasura janë, aq më në varfëri jetojnë. Ose e thënë më shkoqur: Sa më shumë pasuri natyrore zotërojnë, aq më në varfëri jetojnë. Të zhytura në luftra cfilitëse pambarim, kaos dhe në mungesa lirish civile e demokracish liberale. Të tilla përcaktohen shtetet afrikane të pasura me minerale e diamante, e deri tek shtetet që notojnë mbi naftë dhe pasuri pafund. E ku gjetkë, puna dhe sistemet funksionale, kanë kompesuar nga njerëzit atë që u është mohuar nga kapriçot e fatit dhe Zotit.

Kjo ide më erdhi në mendje, ndërsa po ndiqja një kronikë televizive, në të cilën dukej sikur shpëtimi i ekonomisë sonë kombëtare, po vinte atëherë dhe andej nga ku nuk e prisnim. Po na vinte pikërisht këtë vit, kur përfundojnë efektet financiare që kishin injektuar në ekonomi gazsjellësi TAP dhe kaskada e Devollit. E ku pas ikjes edhe të Sheraton, u vu alarmi se asnjë kompani e rëndësishme e huaj nuk kishte ardhur e nuk po dukej në horizont. Duke sjellë për rrjedhojë parashikime të zymta për të ardhmen e afërt, të rritjes sonë ekonomike, për shkak të mungesës së investimeve të huaja serioze.

Shpëtimi duket se këtë radhë po na vjen nga andej ku vërtetë nuk e priste shumëkush. Nga një krahinë, që ka marë emrin Shpirag, për shkak të malit që sipas legjendave “ndeshet” me Tomorrin aty pranë. Në një vend ku po shpon prej disa kohësh gjigandi botëror i naftës “SHELL”, e ku më në fund duket se po vijnë lajme, që duken vërtetë shumë të bukura për të qenë të vërteta. Sipas të cilave, më në fund duket se po mbërrihet tek një rezervë e jashtëzakonshme ari të zi, në Shqipëri.

“Bëhet fjalë për disa miliarda dollarë, të cilat do të investohen brenda një kohe të shkurtër. Në këtë moment nuk mund të them një numër të saktë, pasi jemi duke pritur rezultatet e testimeve. Ne jemi shumë optimistë. Kjo është edhe arsyeja që jemi këtu dhe po vazhdojmë të investojmë. Por në biznesin e kërkimit të naftës nuk je asnjëherë 100 për qind i sigurt pa patur rezultatet përfundimtare”, tha drejtori i SHELL për Shqipërinë, Rohan D’Souza.

Vetëm pak muaj më parë, Kryeministri Edi Rama ishte atje, në një moment që përkonte jo vetëm me nisjen e shpimeve të reja, por edhe me 100 vjetorin e kërkimeve të naftës në territorin shqiptar. E ku tha se “ndër shekuj kjo zonë është njohur për trashëgiminë kulturore, por pasuri  të panumërta natyrore, shumica e të cilave qëndrojnë të fjetura. E tillë është dhe rezerva e naftës që besohet se fsheh nënotka e Shpiragut që mund të transformojë jo vetëm zonën, por edhe Shqipërinë, dita e sotme e shënuar drejt së ardhmes”.

Duke kryqëzuar gishtat që e gjitha kjo të jetë e vërtetë, “Shell është kompania e 6-të më e madhe e botës. Vitin e kaluar ajo arkëtoi 305 miliardë dollarë të ardhura, një shifër 25 herë më e madhe se gjithë prodhimi kombëtar i Shqipërisë”,- tha kronika. Për shkak të çmimeve të ulëta të naftës gjatë viteve të fundit Shell ka pezulluar investimet në kërkim nafte në shumë vende të botës. Në Shqipëri kompania vazhdon të investojë, por i kërkon qeverisë më shumë qartësi fiskale, për atë që mund të rezultojë brenda këtij viti, si investimi më i madh i huaj në Shqipëri.

Pasi lamë pas një periudhë të historisë sonë ku partia zbulonte edhe armiqtë, edhe sabotatorët, edhe naftën vetë, e ku udhëheqësi shkruante edhe libra me udhëzime se ku duhej kërkuar e shpuar, në mënyrë që ari i zi të dilte në sipërfaqe, jemi tani në një periudhë tjetër. Ku në këto 27 vjet, pasuritë tona kombëtare u shkatërruan, u zhvatën, u grabitën, u tjetërsuan dhe u shpërdoruan si mall pa zot. E në vend të mbrothësisë, sollën skandale, korrupsion, plagë të reja e të thella sociale dhe shtim të kriminalitetit. Në vend të bekimit, nga keqmenaxhimi dhe mosluajtja e rolit të duhur rregulator nga shteti dhe qeveritë tona, këto pasuri mbi e nën tokësore, u bënë të na duken si një mallkim.

Bashkë me ardhjen e gjigandëve botërorë dhe rregullave e ligjeve të reja e më të forta europiane, për shkak të detyrimeve të integrimit dhe jo nga vullneti i klasës sonë politike, le të urojmë këtë herë të paktën, që shpëtimi i ekonomisë sonë kombëtare, të vijë. Me urimin, se tani që po bëhen mbarë shqiptarët të bëjnë “dasëm”, të mos na shpohet daullja… Sepse edhe nëse nuk gjen naftë në Shpirag, për SHELL-in do të jetë thjeshtë çështje statistike, ndërsa për Shqipërinë, edhe një shans më tepër i humbur në histori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rihanna zbulon dhuratën e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle (FOTO)
Previous article E AKUZOJNË për romancë me balerinin, Rovena Dilo i SHMANGET pyetjes në "DWS"

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT