Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në minierën e Bulqizës ku humbi jetën një shtetas 62 vjeçar, pasqyroi dhe njëherë situatën e vështirë me të cilën përballen punonjësit në të.
Shtetasi Mehdi Hidri, minatori i cili u aksidentua dhe humbi jetën në zonën D të kësaj miniere, është vjehrri i gazetarit Urim Bajrami.
Me anë të një postimi në Facebook pak minuta më parë, gazetari Bajrami përcjell një mesazh prekës për të afërmin e tij.
Fli i qetë atje ku do të shkojnë të gjithë ata skllavopronar që shfrytëzojnë barbarisht minierat dhe njerëzit plot halle, shkruan në postimin e tij gazetari.
Postimi i plotë:
Miniera që vret…
Miniera vazhdon të vrasë.
Sot, për fat të keq, në listë shtoi edhe vjehrrin tim, Mehdi Hidri 🙁
Qofsh i Parajsës, mik!
Fli i qetë atje ku do të shkojmë të gjithë. Atje ku do të shkojnë edhe ata që shfrytëzojnë barbarisht minierat dhe njerëzit plot halle: Skllavopronarët e kohëve moderne.
Edhe pse janë bërë miliarderë, falë djersës tënde dhe qindra e qindra kolegëve të tu, po aq do marrin: dy metra vend. Vetëm dy metra që do t’i çojnë drejt Ferrit.


