• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Korrupsion me tenderin e ushqimeve në burg/ Prokuroria kërkon 5 vjet burg për ish-Drejtorin e Burgjeve, Artur Zoton
Home
Aktualitet
Drejtësi

Korrupsion me tenderin e ushqimeve në burg/ Prokuroria kërkon 5 vjet burg për ish-Drejtorin e Burgjeve, Artur Zoton

11 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Prokuroria ka kërkuar 5 vjet burg për ish-Drejtorin e Burgjeve, Artur Zoton, i cili akuzohet për korrupsion.

Prej muajsh, Zoto po përballet me gjykatën për Krime të Rënda, pas dyshimeve për korrupsion pasiv.

Ai u implikua në aferën korruptive, pasi dëshmisë që bëri në prokurori, ish-zëvendësi i tij, Iljas Labi, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Labi deklaroi se i dërgoi Artur Zotos në zyrë shumën prej 20 mijë eurosh, si ryshfet për tenderin e ushqimeve.

Këtë dëshmi, ish-kreu i Burgjeve e hedh poshtë me argumentin se me Labin nuk takohej prej një kohe të gjatë, për shkak të marrëdhënieve konfliktuale që kishin.

Për këtë, ai kërkoi të ekspertoheshin pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucionit, prej nga vërtetohet se Iljas Labi nuk hynte kurrë në zyrën e tij.

Akt-ekspertimi u përpilua nga dy ekspertë të Policisë Shkencore, të cilët i thanë gjykatës se kanë vëzhguar 140 orë pamje filmike, në të cilat nuk shquhet qartë dera e zyrës së ish-nëndrejtorit Iliaz Labi.

Megjithatë ekspertët kanë shkëputur me foto të gjithë personat që kanë hyrë dhe dalë nga zyra e ish-drejtorit Zoto.

Gjykata nuk dha detaje se cilët janë personat që shfaqen në këtë foto dhe nëse e rëndojnë ose jo pozitën e të pandehurit, por vendosi ti administronte si provë.

Gjykata vendosi t’i drejtohet me shkrese zyrtare Drejtorisë së Burgjeve për të pyetur nëse në datat 23-24 maj 2016 i pandehuri dhe ish-zëvendësi i tij Labi janë paraqitur ose jo në punë dhe nëse kanë zhvilluar ndonjë aktivititet jashtë institucionit.

Pasi të mbërrijë edhe kjo përgjigje, prokuroria do të lexojë pretencën ndaj të pandehurit Artur Zoto.

Gjithashtu, pritet që këtë të premte pritet që prokuroria të kërkojë masat e dënimit për Ilijas Labit dhe grupin e biznesmenëve, ndaj të cilëve rëndon akuza e korrupsionit me tenderin e ushqimeve në burgje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Greqia do të njohë patentat shqiptare
Previous article Këtë mashkull Beatrix e quan ‘Princ’ dhe nuk është vëllai i saj [FOTO]

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT