• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Klodian Braho, kush është prokurori që do të hetojë Adriatik Llallën, ish-shefin që e promovoi tek Krimet e Rënda
Home
Breaking News

Klodian Braho, kush është prokurori që do të hetojë Adriatik Llallën, ish-shefin që e promovoi tek Krimet e Rënda

11 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klodian Braho, është caktuar prokurori që do të hetojë dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila eshtë regjistruar pranë Krimeve të Rënda, pasi u hetua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit.

Dosja ndaj Adriatik Llallës mban Nr. 447 dhe në të janë grumbulluar prova e fakte që deri tani e eimplikojnë ish Kryeprokurorin e Republikës për 4 akuza të cilat mbetet që të vërtetohen zyrtarisht: “Mosdeklarim të të hollave në kufij”, “Pastrim parash”, “Shpërdorim detyre” dhe fshehje të pasurisë.

Po kush është Klodian Braho?

Prokurori i njërë prej çështjeve më të bujshme që po hetohet aktualisht, ka qenë më parë fillimisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës.

Me dekretin nr. 9431 të 18 shkurtit 2016, Klodian Braho është dekretuar nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, Bujar Nishani si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Që nga ajo kohë e deri më sot z. Braho ka vijuar të ushtrojë detyrën e prokurorit në këtë institucion i cili deri dy ditë më parë drejtohej nga Kryeprokurori për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj. Aktualisht ky institucion drejohet nga Donika Prela që u emërua nga Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Dekreti Nishanit

Në dekretin e emërimit të Klodian Brahos në detyrën aktuale thuhet:

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 21, pika 2 dhe 3, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Klodian Braho, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9431
Tiranë, më  18 Shkurt 2016

Presidenti

Bujar Nishani

Si u përzgjodh Klodian Braho nga Adriatik Llalla

Në listën e te dekretuarve nga Nishani, përveç Klodian Brahos ishte edhe prokurori i rrethit Lushnje, Arenc Çela, dhe dy prokuroret Pranvera Hoxha dhe Sonila Muhametaj.

Të katër prokurorët në listë ishin propozuar për emërim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me propozim të Këshillit të Prokurorisë i cili i kaloi Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Më pas ishte Llalla ai që kishte të drejtën ti dërgonte ose jo pë dekretim në Presidencë propozimet e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ky është organizmi i vetëm që sipas ligjit të shkuar, përpara se të bëhej reforma në drejtësi që ka patur të drejtën e përzgjedhjes së kandidaturave të prokurorëve që lëvizin apo ngrihen në detyrë. Vendin e këtij Këshilli tani do ta zerë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) që nuk është ngritur ende.

Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme e ka shqyrtuar atëherë emrin e Klodina Brahos mes 23 kandidaturave të prokurorëve që kanë kërkuar transferim dhe ai u përzgjodh mes katër emrave që iu dërguan Prokurorit të Përgjithshëm.

 

Llalla përveç Krimeve të Rënda hetim edhe nga vettingu

Me 16 maj Llalla de para Kolegjit të Posaçem të Apelimit në seancë dëgjimore për hetimin administrativ që po i bëhet gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve të sistemit të vjetër të drejtësisë.

Në dispozicion të Kolegjit janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI. Gjithashtu, janë marrë nga hipotekat të gjitha dokumentacionet për pasuri të paluajtshme.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA ME PLUMB NE QAFE/ Kush është shqiptari 22-vjeç që u ekzekutua nga pastori italian (DETAJE+FOTO)
Previous article KOKAINA NE DURRES/ Krimet e Rënda kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ARBER ÇEKAJ

Redaktor1

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT