• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI SEKRET/ Adriatik Llalla, sëmundja në kartelën shëndetësore dhe bisedat e përgjuara të tij me njerëz nën hetim
Home
Breaking News

RAPORTI SEKRET/ Adriatik Llalla, sëmundja në kartelën shëndetësore dhe bisedat e përgjuara të tij me njerëz nën hetim

10 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adriatik Llalla nuk do jetë prezent në seancën e 16 majit në gjyqin ndaj tij në Kolegjin e Apelimit të vettingut de po kurohet për epilepsi në Gjermani. Një sëmundje që ai e ka patur edhe përpara se të emërohej por u mbajt “e fshehtë”. Por nuk ka vetëm kaq për Adriatik Llallën, si ka hyrë në afera të dyshimta biznesi me njerëz jashtë detyrës funksionale. 

E si të mos mjaftonte kjo, Hajdarmataj e ka marrë pa short dosjen “Llalla” për të mos e prekur atë me dorë dhe në disa raste ka dëshmi se ka shmangur transkipte të bisedave të Llallës me njerëz nën hetim për raste të rënda me ndjeshmëri politike.

Çfare pasoje pritet të sjellë hetimi i Llallës dhe largimi i Besim Hajdarmatajt nga kreu i krimeve të Rënda, për jetën politike. Lexoni të plotë analizën e mëposhtme:

Nga Mero Baze

Adriatik Llalla nuk do të paraqitet në seancën e gjykimit në Kolegjin e Apelimit në datën 16 Maj, kur jepet dhe vendimi përfundimtar për të, lidhur me rezultatet e Vettingut. Ai ka paraqitur një arsye shëndetësore bindëse, pasi po kurohet nga epilepsia dhe po trajtohet në Gjermani. Natyrisht kjo nuk  e pengon Kolegjin të marrë vendimet e veta, por fenomeni na kthen pas në kohë, në kohën që zoti Llalla është zgjedhur kryeprokuror dhe po ashtu vuante nga kjo sëmundje. Në seancën dëgjimore me Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ai ka pasur një krizë të tillë që ju fsheh shtypit dhe opinionit publik, pasi do të duhej të ishte një arsye e fortë për të shmangur zgjedhjen e tij.

Por në fakt u bë fat i tij dhe një arsye më shumë për Sali Berishën, ta zgjidhte atë. Edhe pse sëmundja e tij kronike është problematike në një detyrë gjithë stres dhe ngarkesë të lartë siç është Kryeprokurori, Berisha duke qenë dhe mjek, bëri sikur nuk e pa këtë kartelë. Njësoj bëri dhe me Bujar Nishanin disa muaj më parë.

Instikti i tij i parë si mjek, për të dominuar mbi të sëmurët, duket se ka triumfuar në zgjedhjet e tij në politikë.

Më pas njeriu më i afërt i djalit të tij, u bë dhe partner në bizneset jashtë detyre të Adriatik Llallës, dhe piramida  e prokurorisë u plotësua me njerëz që më parë kishin dhënë prova të forta besnikërie.

Besim Hajdarmataj ishte prokurori i Tropojës që ka mbyllur pa autorë, gjithë dosjet e vrasjeve të Haklajve në Tropojë dhe me dënime maksimale gjithë dosjet në ngarkim të tyre, çka ishte një arsye e fortë që Sali Berisha ta konsideronte si njeri që ka dhënë prova të forta pro tij, duke e transferuar pas ardhjes së Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, në Tiranë.

Është kjo arsye që Hajdarmataj e ka marrë pa short dosjen “Llalla” për të mos e prekur atë me dorë dhe në disa raste ka dëshmi se ka shmangur transkipte të bisedave të Llallës me njerëz nën hetim për raste të rënda me ndjeshmëri politike.

Në sistemin e kapjes së prokurorisë, Berisha ka përdorur mekanizma thuajse kriminalë, zhytje në korrupsion me njerëz të afërt të rrethit të tij familjar që ta kenë nën kontroll, ose prova të dukshme besnikërie për vrasje në emër të tij, siç kanë qenë shumica e vrasjeve në Tropojë.

Duke ndërtuar këtë sistem të kapur përmes inkriminimit në korrupsion, në profesion dhe deri në kartelë shëndetësore, Sali Berisha prodhoi më në fund një prokurori, e cila ka thyer rekorde botërore, duke mos thirrur as për ta marrë në  pyetje një Kryeministër që vret e lavdërohet se vrau, dhe dukë lënë jashtë burgut çdo kënd që ka vrarë për të.

Por e keqja nuk ka përfunduar këtu. Duke qenë garanti i kësaj tip prokurorie, ai e ka dëmtuar atë më tej dhe duke mos e përdorur vetë. Kjo prokurori, që kishte dhënë garanci për Sali Berishën, më tej ka vazhduar dhe është implikuar qoftë dhe për interesa të veta me mafian e drogës, me garantimin e rrugëve të kokainës dhe blerjen e pafajësisë.

Shkërmoqja që po i ndodh këtij sistemi para syve të tij, duket se është një arsye që po e trondit Sali Berishën. Për herë të parë ai po shikon se është i pafuqishëm të mbrojë një piramidë, e cila ka tejkaluar mëkatet që kanë shërbyer si garanci për të, dhe është kthyer në një problem për shoqërinë shqiptare. Dhe duket se i ka plasur buza. Nëse e shikoni pamjen e tij sot në Kuvend, ishte buzëplasur njësoj si disa ditë pas 21 Janarit, kur mendonte se duke mos pasur në dorë prokurorinë mund të arrestohej. Tani i ka plasur buza përsëri duke parë se prokurorinë nuk e ka më në dorë. Por as pushtetin për ta mposhtur atë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E premte 11 Maj 2018: A ju duhet ÇADRA në orët në vijim? Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët (FOTO)
Previous article ARRESTIMI/ Debati në emision, Manjani: S’ia kursej kritikat Lu-së, Çani: I fortë je, duhet të kemi frikë

Redaktor1

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT