• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Njihuni me nënprefekti i Kurbinit që jep dhe KREDI: Është punë me probleme se… (VIDEO)
Home
Sociale

SKANDALI/ Njihuni me nënprefekti i Kurbinit që jep dhe KREDI: Është punë me probleme se… (VIDEO)

10 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Stop” ka mësuar se nënprefekti i Kurbinit lë çdo ditë zyrën e shtetit për të punuar në një institucion tjetër, që jep kredi. Ndaj dhe gazetarja iu drejtua Laçit për të komunikuar me të në zyrën e Nënprefekturës Kurbin, por u përball me një derë të kyçur dhe punonjës që nuk e dinin se ku ndodhej.

Mos vallë ndodhej duke punuar në mënyrë private, gjatë orarit zyrtar që duhej të qëndronte në nënprefekturë? Një “qytetar” vërtetoi që ndodhej në institucionin privat, duke u marrë me dhënie kredie.

Qytetari – Edhe diçka tjetër! Mikeli?

Punonjësi – Si? Ja!

Qytetari – O, Mikel! Ça bëre? Erdha për kredinë, fola me këta.

Nënprefekti Kola – Po nuk ka nevojë, njësoj është.

Qytetari – Mua më ka adresuar XXX. Ai shoferi me sharon.

Nënprefekti Kola – Po, po..

Qytetari – Edhe problemi qëndron këtu: unë s’i kam siguracionet.

Nënprefekti Kola – Nuk hyjnë në punë.

Qytetari – Më ndihmon?

Nënprefekti Kola – Sa lekë të duhen?

Qytetari – Po 1.2 milionë i thashë ktij, o burrë! Ose 1 milionë.

Nënprefekti Kola – Hajde se do i bëjmë, do i bëjmë.

Qytetari – Do më ndihmosh me një fjalë?

Nënprefekti Kola – Ndonjë gjë për garanci, gjete? Ça të tha ai ty?

Qytetari – Garanci atë, që punoj.

Nënprefekti Kola – Vërtetimin e pagës. Ku je duke punuar?

Qytetari – Te Dormeo… Bëhet eeeee?

Nënprefekti Kola – Po, bëhet!

Qytetari – Faleminderit!

Por i vënë në dijeni për mbërritjen e emisionit “Stop”, nënprefekti Kola u kthye në zyrën e shtetit dhe tha se ndodhej në Fushë-Mamurras për një problem prone të një qytetari.

“Dyert e prefekturës normalisht që ka momente që janë të mbyllura sepse puna jonë… Nejse! E kisha për kamerën sepse fillimisht dua të bëjmë një bisedë bashkë e pastaj me kamerën. Megjithatë ti erdhe me kamerën direkt, nuk prish punë fare. Kam qenë në Fushë – Mamurras, ka bërë një ankesë njëri për toka. Shkova e verifikova, tani do t’i raportoj shefit”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop” nëse është i vështirë posti që drejton, Mikel Kola u shpreh se është punë me probleme, por jo e vështirë. Por kur gazetarja i përmendi biznesin privat ku jep kredi, nënprefekti u kap në befasi dhe tha se në Nënprefekturën e Kurbinit punon me kohë të plotë. Gjithashtu u shpreh se nuk ishte në dijeni të ligjit në Kodin e Punës, ku thuhet se nuk lejohet dy punësimi kur punon në institucion shtetëror.

Gazetarja – Suksese në jetë!

Nënprefekti Kola – Faleminderit, por nuk ka vend për suksese në jetë besoj.

Gazetarja – Suksese në jetë është shprehja jonë e preferuar.

Nënprefekti Kola – E di edhe ku e keni marrë dhe si e përdorni, por shyqyr që… ata janë nivel tjetër që përdorin këtë shprehje.

Gazetarja – Gjithsesi, suksese në jetë dhe faleminderit!

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me prefektin Gjergj Prendi në lidhje me dy punësimin e nënprefektit gjatë orarit zyrtar të punës.

“Për rastin që ju ngreni si shqetësim, unë nuk jam në dijeni. Zotëria ka rreth 4 muaj që ka filluar në detyrën e nënprefektit. Në dijeninë time ai e ka dorëzuar detyrën që kryen në institucionin e prefektit të Lezhës, si nënprefekt i rrethit të Kurbinit ai e kryen me përpikmëri”, u shpreh prefekti i Lezhës.

Ai tha se do të verifikonte nëse nënprefekti Kola është në shkelje të Kodit të Punës dhe më pas do t’i kërkonte dorëheqjen dhe nëse nuk do të pranojë, do të bëjë propozim për shkarkim nga detyra.

Moderatorët e emisionit “Stop” komentuan me humor fotografinë e Kryeministrit Rama që prefekti i Lezhës mbante në zyrë, si dhe ngjyrën mavi me të cilin ishin lyer muret./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Armina Mevlani rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të: Prekem shumë shpesh sidomos kur...
Previous article Roza Lati e pranoi publikisht se nuk i pëlqen hunda që i ka bërë Skerdi Fara. Reagon për herë të parë doktori (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT