• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MATURANTJA VDIQ NË MËSIM/ Babai tregon bisedën e fundit me vajzën dhe akuzon shkollën e mjekët se… (VIDEO)
Home
Breaking News

MATURANTJA VDIQ NË MËSIM/ Babai tregon bisedën e fundit me vajzën dhe akuzon shkollën e mjekët se… (VIDEO)

10 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vdes në klasë nxënësja maturante, ende mister shkaku. Një vajzë vetëm 18 vjeçe ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Vlorës.policia-vlore1

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kohës kur Gerta Kasa, maturante në gjimnazin “Jani Minga”, ishte duke ndjekur mësimet. 18- vjeçarja ka humbur ndjenjat dhe pavarësisht dërgimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ajo nuk ka mundur të jetojë.

Mësohet se ambulanca e ka gjetur pa shenja jete gjimnazisten, ndërsa mjekët shtojnë se në momentin që ka mbërritur në spital, nuk kishin se çfarë të bënin. Fillimisht u dyshua se vajza ka vuajtur nga epilepsia dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vdekjen e papritur të saj.

Por, një gjë të tillë e kanë mohuar babai dhe të afërmit e Gretës. Edhe vetë mjekët e spitalit të Vlorës konfirmojnë se vajza nuk ka vuajtur nga kjo sëmundje, duke shtuar se po ashtu krizat e kësaj sëmundjeje nuk sjellin vdekje të menjëhershme.

Mjekët dyshojnë se 18-vjeçarja mund të ketë pësuar atak kardiak, gjë e cila ka rezultuar fatale për jetën e saj. Por kjo mbetet ende në kuadër të dyshimeve, pasi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, ajo që do të nxjerrë shkakun e vërtetë të vdekjes së gjimnazistes. Familjarët e saj kanë kundërshtuar kryerjen e autopsisë, duke fajësuar mjekët për humbjen e jetës së Gertës.

Ka qenë babai i 18-vjeçares, që ka lëshuar akuza jo vetëm për mjekët, por dhe për drejtuesit e shkollës që, sipas tij, nuk i kanë dhënë ndihmë të shpejtë vajzës. I irrituar për humbjen e vajzës dhe vonesën e ambulancës, babai i saj ka kërkuar shpjegime nga mjekët për shkakun e vdekjes.

Vetë mjekët kanë refuzuar të japin një përcaktim të prerë, duke i bërë të ditur se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do t’i japë përgjigje pyetjes së tij. I ati shprehet se kishte folur me vajzën në mëngjes dhe se nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Gerta Kasa, ishte vajzë e vetme, e rritur nga gjyshërit, pasi nëna e saj kishte ndërruar jetë vite më parë. Sipas gjyshes, ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të problemeve shëndetësore dhe se gjithçka u ka ardhur papritur.

Mësohet se 18-vjeçarja ka përshkuar një distancë të largët në këmbë për të shkuar në shkollë, gjë të cilën e bënte dhe çdo ditë. Trupi i vajzës është në morgun e spitalit ku do të kryhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.

,

Humb jeten ne shkolle 18 vjecarja .Panik ne shkollen "Jani Minga"Mjeket: Vuante nga epilepsia.Vajza ishte jetime dhe jetonte me gjyshen.

Gepostet von Gjashtë Plus Një Vlora Televizion am Mittwoch, 9. Mai 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Suso: Milan nuk është i fortë aq sa duhet…
Previous article Oriola Marashi del në dritare dhe çmend dynjanë, shihni si kthejnë kokat njerëzit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT