Ka mashtruar vazhdimisht vjerrin duke i përlarë euro-t, nusja nga Librazhdi shpallet në kërkim.
Komisariati i policisë Librazhd ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për M.GJ 35 vjeçe, pasi nga viti 2015 e në vazhdim, me anë të mashtrimit i ka përvetësuar vjerrit S.D, 68 vjeç një sasi të konsiderueshme eurosh.
I moshuari ka deklaruar në polici se ia ka dhënë të hollat nuses me mirëbesim. Por ajo nuk ia ka kthyer më, madje është zhdukur në drejtim të paditur.
Policia po punon për kapjen e nuses.


