Ambasadori amerikan Donald Lu i cili është mbështetësi më i madh i Reformës në Drejtësi, është takuar sot me ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin, kritiku i ashpër i kësaj reforme.
Dhe për këtë takim i cili doli në media, ka reaguar vetë ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Në një status në facebook Manjani thotë se piva një kafe me Ambasadorin Lu pa asnjë kompleks e as paragjykim.
Më tej asi thotë se folën goxha së bashku dhe sheshuan edhe disa keqkuptime që i mbanin larg.
POSTIMI I PLOTË
Po, pimë një kafe së bashku me Ambasadorin Lu. Pa asnjë kompleks e as paragjykim.
Asgjë personale!
Folëm goxha, për të sotmen dhe të ardhmen… Edhe për të shkuarën folëm pak. Sheshuam edhe disa keqkuptime që na mbanin larg…
Nuk mund të them më shumë, sepse dua të respektoj Ambasadorin dhe konfidencën që i ofruam njeri-tjetrit…
Faleminderit medias për vemendjen!


