Krimi ekonomik ne Policine e Tiranes ndalon Dritan Llanaj per falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja te renda.
Dritan Llanaj eshte pronari i firmes Mesapliku 05 shpk.
Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Tiranës për akuzat: “Ndërtim i palgjishëm, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me pasoja të rënda”.
Çështja në fjalë i ka kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar pranë D.V.P. Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit:
– Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.


