Është ndërpresë seanca e sotme në Parlament pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Deputetët e PD dhe LSI kanë uzurpuar foltoren e Kuvendit pas thirrjes që i bërë kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Por më pas ka ndërhyrë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili i ka barë thirrje deputetëve të PD dhe LSI që të largohen nga foltorja, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Më pas ai është detyruar që të ndërpresë seancën.
Ndërkohë pas mbylljes së seancës, Lulzim Basha ka qëndruar në Kuvend bashkë me deputetët e PD dhe ka folur nga Facebooku i tij.
Pas Bashës, fjalën e ka marrë Berisha, që gjithashtu e transmetonte “seancën” në Facebook-un e tij.













