Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë pasi janë kapur me 9 kg marijuanë, ndërsa akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.
Mes të arrestuarve janë 3 meshkuj të moshës 28, 33 dhe 37-vjeç si dhe një femër 26-vjeçe.
Ata u kapen me dy mjete në aksin Pater-Athinë, njeri mjet transportonte drogën dhe tjetri kontrollonte rrugën.
Droga ishte e vendosur në 3 qeska dhe ishte ndarë në 11 pako.


