• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kosovë-Serbi/ Nesër hyn në fuqi marrëveshja e drejtësisë
Home
Rajon

Kosovë-Serbi/ Nesër hyn në fuqi marrëveshja e drejtësisë

16 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Rajon

Marrëveshja e Brukselit për drejtësinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht për integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve nga veriu i vendit në sistemin e drejtësisë së Kosovës, do të duhej të fillojë të zbatohet nga nesër më 17 tetor.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian, thonë për Radio Kosovën se të gjitha përgatitjet janë bërë dhe marrëveshja duhet të fuqizohet nga nesër.

Nesër më 17 tetor pritet të fillojë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për drejtësi e cila parasheh që gjykatësit dhe prokurorët serbë në veri të vendit të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Zëdhënësja e përfaqësues së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, Maja Koçijanic në një përgjigje për Radio Kosovën, bën të ditur se palët kanë bërë të gjitha përgatitjet për fuqizimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ashtu siç janë pajtuar presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë me 31 gusht të këtij viti në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, marrëveshja për drejtësinë pritet të hyjë në fuqi të martën.Të gjithë hapat janë kompletuar për integrimin e personelit gjyqësor serb të Kosovës në gjyqësorin e Kosovës dhe të dyja palët kanë përmbushur detyrimet e tyre në këtë drejtim,”  shkruan zëdhënësja Kocijancic.

Se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë marrëveshje thotë edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi. Ai në një përgjigje për Radio Kosovën bën të ditur se nesër pritet të bëhet dekretimi i gjyqtarëve nga komuniteti jo shumicë sipas marrëveshjes së Brukselit.

Ndërkohë Radio Kosova, ka bërë përpjekje të marrë një përgjigje edhe nga Zyra e presidentit të Kosovës, nëse do të fillojë zbatimi i marrëveshjes më 17 tetor dhe nëse do të bëhet dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Për fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, më 31 gusht ishin dakorduar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuqiç.

Me fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi, do të shuhen gjykatat dhe prokuroritë serbe në Kosovë, të cilat nga paslufta veprojnë ilegalisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pyetjet që duhet t'ja bëni partnerit
Previous article Zbret pas 1 ore e 30 min nga vinçi/ Kërcënonte me vetëvrasje

Redaktor2

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT