• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Martesë pa celebrim, myslimania braktiset nga burri: S’i dha atësinë, vajza ime nuk ekziston
Home
Breaking News

Martesë pa celebrim, myslimania braktiset nga burri: S’i dha atësinë, vajza ime nuk ekziston

9 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur historia e një nëne, myslimane e devotshme e braktisur nga dy burra dhe me dy vajza të cilat i rrit e vetme.

Rovena Culani po kalon ditët më të vështira të jetës së saj. Nga martesa e parë që ende se ka bërë divorcin ajo ka një vajzë. Pasi u largua së bashku me vajzën nga shtëpia e bashkëshortit Rovena gjeti mbështetjen në komunitetin mysliman dhe sot ajo është me shami dhe është një myslimane e devotshme.
Aty njihet me një mysliman, i cili dhe ai ishte i martuar në Përmet dhe kishte 5 fëmijë.

Pasi dashurohet me zotërinë në fjalë, vendosin të bashkëjetojnë, ai Rovena dhe vajza e saj. Ai edhe sot nuk ka bërë divorc me gruan e parë, por sipas riteve të kësaj feje Rovena është nusja e dytë.
Ata kanë sjellë në jetë një vajzë dhe fëmija nuk është e regjistruar në gjendje civile dhe nuk ka as atësinë, pasi sipas ligjeve të vendit tonë nuk lejohen dy martesa edhe pse në fenë myslimane një burri i lejohet deri në 7 gra. Rovena tregon se vajzën e vogël gjithmonë e ka mbajtur të fshehur.

“Ishte përfundim i keq, lidhja e parë. Ish-bashkëshorti im i parë vuri dorë mbi mamin tim, e rrëzoi. E mori vesh vëllai dhe u bë sherr i madh që çoi në ndarjen tonë por jo formalisht. Kur u njoha me burrin e dytë, në u martuam në xhami me dëshmitarë, por nuk bëmë celebrim, pasi ai ishte i martuar dhe nuk i lejohej. Në u bëmë me një vajzë tjetër, por ai nuk i dha atësinë dhe nuk më lejonte ta regjistroja në gjendje civile. Vajza ime nuk ekziston as sot asgjëkund”e, tregoi Rovena, raporton “BalkanWeb”.

Ata jetonin me qira dhe ndihmoheshin nga komuniteti mysliman, pasi nuk kishin një gjendje të mirë ekonomike. Por më e keqja akoma nuk kishte ardhur.
Prindërit e djalit jetonin në SHBA dhe ai në muajin janar i dërgoi një mesazh Rovenës ku e njoftonte se do ikte shumë larg dhe se nuk do të kishin më punë bashkë me njeri-tjetrin.

Nga janari dhe deri më sot Rovena së bashku me dy vajzat e saj ka ngelur në mëshirë të fatit dhe thotë se e ka të pamundur të regjistroj vajzën e vogël që sot është 4 vjeç e gjysmë pasi vazhdon të jetë në gjendje civile me bashkëshortin e parë. Vajza e vogël nuk shkon as në kopsht dhe nuk figuron akoma si shtetase shqiptare.

“Unë kam duruar edhe dhunën për shkak të vajzave, kam duruar gjithçka. Burrim im i dytë e la vajzën pa regjistruar, është faji i tij, sepse nuk më linte as mua”, tha ajo.
Rovena kërkon sot ndihmë që të regjistrojë vajzën e saj, dhe të mund të marrë mbështetjen nga babai pasi nuk mund t’i mbajë e vetme. Ajo thotë se me gjithë ndarjen e pazakontë dhe braktisjen nga ish-bashkëshorti nuk është kundër që vajza e dytë të takohet me babain.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U aksidentua duke bërë ski, flet për herë të parë vajza e Michael Schumacher
Previous article KËTË NUK E KISHIT PARË/ U bllokua trafiku për 3 orë, gruaja vendos të marrë rreze dielli në asfalt (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT