Presidenti Donald Trump ka shpallur vendimin për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore e arritur tre vjet më parë ndërmjet Iranit dhe një grupi fuqish botërore, por duket se parlamentarët iranianë nuk e kanë pritur mirë këtë fakt.
Ata i kanë vënë flakën flamuri të SHBA duke thirrur “vdekja e Amerikës” gjatë një seance parlamentare.Politikanët demonstruan brënda në paralament një ditë më vonë pasi Trump kishte lajmëruar prishjen e marrëveshjes dhe vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike për Iranin.
Ata gjithashtu duket se e “pranuan” prishjen e marrëveshjes duke e ilustruar me djegjen e nje letre që përfaqësonte marrëveshjen bërthamore. Ali Larijani u shpreh se prishja e marrëveshjes ishte thjesht një “shoë diplomatik” nga ana e Shtëpisë së Bardhë.


