• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndjeva një të mbërthyer në duar e shpatull/ Dëshmon korrieri i postës sekrete që u grabit dje
Home
Breaking News

Ndjeva një të mbërthyer në duar e shpatull/ Dëshmon korrieri i postës sekrete që u grabit dje

9 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Ndjeva një të mbërthyer në duar dhe shpatull, pastaj pashë dy të rinj me kapele me strehë të madhe që më morën me forcë qesen me dokumente”. Kështu ka deklaruar në polici korrieri i postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit, i cili ra pre e grabitjes ditën e djeshme.

Korrieri ka sqaruar procedurën që kryen herë pas here, kur shkon në postë të tërheqë dokumentet, ashtu siç ka bërë dhe ditën e djeshme, kur është sulmuar dhe grabitur nga dy persona. Ai ka treguar para policëve se është paraqitur dje në postë, ku ka tërhequr dokumentet në adresë të organit të Prokurorisë, ku pasi i ka firmosur në regjistër i ka vendosur ato në një qese plastike.

Pas këtij veprimi, korrieri i postës sekrete është nisur në këmbë duke ndjekur itinerarin e zakonshëm, ku ka përshkuar një rrugicë, që njihet si ‘Rruga e Kuminit’, pjesë e lagjes nr.11.

Pasi ka përshkuar vetëm 10 metra rrugë nga posta, korrieri ka treguar se ka ndjerë një të mbërthyer në duar dhe shpatull dhe ka parë dy djem të rinj me kapele me strehë të madhe, të cilët i kanë tërhequr me forcë qesen me dokumente dhe i kanë dhënë një të rrotulluar atij. Më pas, ata kanë ikur me vrap nëpër rrugica dhe janë zhdukur.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, ndaj dhe nuk ka mundur të fiksojë tiparet e grabitësve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga 2004 deri më sot, cilët janë këngëtarët shqiptarë që janë ngjitur në skenën e Eurovizion?
Previous article E kryer, Barcelona rezervon yllin e radhës për 2019

Redaktor2

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT