• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U rikthye nga Turqia/ Si e ka komentuar “Zëri i Amerikës” ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

U rikthye nga Turqia/ Si e ka komentuar “Zëri i Amerikës” ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri

9 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë

Mbrëmjen e së martës, Izet Haxhija, ish truproja në vitet ’90 i zotit Sali Berisha, u ekstradua nga Turqia, ku ai jetonte prej shumë vitesh. Haxhija është një ndër të akuzuarit kryesorë për vrasjen në në vitin 1998 të deputett demokrat Azem Hajdari, pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.

Në vitin 2002 Gjykatat shqiptare e dënuan Haxhinë me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Haxhija nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën. Ai u arrestua në vitin 2006 nga autoritetet turke, por megjithë kërkesat e përsëritura për ekstradimin e tij, ai nuk u transferua asnjëherë në Shqipëri, por qëndroi në Turqi me detyrimin për të mos dalë jashtë saj. Vetëm në shkurt të këtij viti Drejtësia turke vendosi ekstradimin, ndërsa Haxhia, njoftoi pak ditë më parë përmes një postimi në Facebook se ishte vetdorëzuar pranë autoriteteve turke.

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie në Burgun 302 në Tiranë. Haxhia, i cili vitet e e fundit ka qenë mjaft aktiv duke dhënë prononcime të shumta publike dhe intervista, është shprehur se do të kërkoj të rihapen hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit, gjë të cilën e rikonfirmoi edhe avokati i tij.

“Gjyqi dhe vendimi ndaj tij janë bërë në mungesë. Haxhia nuk ka patur mundësi të shprehet dhe t japë qëndrimin e tij. Do të kërkojmë rihapjen e dosjes”, është shprehur për mediat avokati Fran Dashi.

Në mënyrë të përsëritur Haxhia ka bërë përgjegjës të drejtpërdrejtë për vrasjen e deputetit Hajdari, kryetarin e atëhershëm të Partisë Demokratike Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë emisionit “360 Gradë” në Ora News, duke komentuar mbrëmë ekstradimin e ish truprojës së tij, u shpreh se i është “një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës”./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari i famshëm dhe e dashura e tij pësojnë aksident: Kjo është gjendja e tyre
Previous article E bujshme/ Futbollisti i Skënderbeut drejt Italisë, ndërhyri Edvin Murati

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT