• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Berisha: Ju rrëfej dosjet me të cilat Saimir Tahiri mban ‘peng’ Edi Ramën. Po u hapën ato…
Home
Shqipëri

Berisha: Ju rrëfej dosjet me të cilat Saimir Tahiri mban ‘peng’ Edi Ramën. Po u hapën ato…

8 May, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Duke theksuar se Ministri i Brendshëm ka më shumë informacion se Kryeministri, kreu i SHISH dhe se Presidenti, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është skllav i informacioneve dhe dosjeve që Saimir Tahiri ka për të.

I ftuar në emisionin “360 gradë”, ish-kryeministri renditi disa ngjarje, të cilat sipas tij, inkriminojnë Edi Ramën dhe Tahiri ka informacion të detajuar për to.

Sali Berisha kujtoi dosjen e Xibrakës, Mark Frrokun, djalin e Luiza Xhuvanit dhe jo vetëm, ndërsa shtoi se Edi Rama është peng i Saimir Tahirit pasi ky i fundit di për Edi Ramën sa vetë kryeministri di për veten e tij.

“Mendoj se marrëdhëniet midis tyre janë tipike si ato të dy kockave mafioze, të cilat vënë në hipotekë për njëri tjetrin, kokat e tyre.

Edi Rama, skllav i informacioneve dhe dosjeve që Tahiri ka për të që nga dosja e Xibrakës, unë po të them këtu, jo vetëm që Olsi Rama ka kauar mbi 5 herë kufirin me makinën e drogës së grupit të Xibrakës, por ekzistojnë kilometra biseda mes Ramës e grupit, të cilat Tahiri i ka të gjitha. 

Tahiri di se kush e urdhëroi atë dhe kush i dha platformën e kanabizimit të Shqipërisë, ai di se kush i dërgonte valixhet me euro tek Edi Rama, se pse ai urdhëroi të fshihen urdhëri i intepolit për arrestin e Mark Frrokut, Tahiri di se kush i urdhëroi autoritetet shqiptare për ti hapur rrugë Arben Frrokut në Kroaci, Saimir Tahiri e di se kush urdhëroi lirimin e Bardhok Kllanës kur policia e ndaloi në Laprakë. Tahiri di për Edi Ramën, pothuaj sa di Edi Rama për veten e tij.

Tahiri e di se ç’bëri Edi Rama me superkillerin e Luiza Xhuvanit. 

Duhet të dini një gjë, në Shqipëri, njeriu që ka informacion të pakrahasueshëm është Ministri i Brendshëm, më shumë se kryeministri, se kreu i SHISH se Presidenti etj.” – u shpreh Sali Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë. E vërteta e heqjes së taksave për hotelet e luksit
Previous article Rama: S’ka arrogancë me biznesin e vogël! Ja pse e rritëm çmimin e naftës…

Redaktor1

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT