• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Ekstradohet në Shqipëri IZET HAXHIA. Ja çfarë po ndodh në Rinas… (FOTOT)
Home
Sociale

E FUNDIT/ Ekstradohet në Shqipëri IZET HAXHIA. Ja çfarë po ndodh në Rinas… (FOTOT)

8 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ekstradohet në Shqipëri Izet Haxhia. Ish-bodigardi i Sali Berishës ka zbritur në aeroportin e Rinasit në orën 20:10 minuta të mbrëmjes së sotme. Pas mbërritjes në aeroport, ai po shoqërohet nga Rinasi për në paraburgimin e 313, ndërsa brenda 48 orëve ai do të dalë para gjykatës.

policia izet haxhiane pritje te izet haxhise

Izet Haxhia ekstradohet sot nga Turqia, detajet e para për pritjen dhe dërgimi në burg

Izet Haxhia pritet të ekstradohet nga Turqia, mbrëmjen e sotme, ku parashikohet që në orën 20:00 do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit. Ai u vetëdorëzua disa ditë më parë në policinë turke.

Ai do të pritet nga një punonjës i Drejtorisë së Policisë së Tiranës e nga grupi i gatshëm i burgjeve, dhe më pas do të dërgohet në burgun 313, ku do të vuaj dënimin prej 25 vitesh burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Ministria e Drejtësisë ka garantuar rihapjen e dosjes së Izet Haxhisë.

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, do të ekstradohet pas kërkesës së gjykatës shqiptare dhe vetëdorëzimit të tij në policinë turke.

izet1

 

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Italia, ja si ndryshon strategjia e Azzurëve nën drejtimin e Mancinit
Previous article Bonucci zbulon si mposhtet Juve dhe pse Allegri është si Gattuso

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT