E martë e zezë për këdo që ka zgjedhur të fluturojë me një nga kompanitë Alitalia, Ryanair dhe Easyjet.
Mediat italiane raportojnë se për shkak të një greve të lajmëruar, më shumë se 700 fluturime janë anuluar. Ndërkohë qe kompanitë kanë garantuar se do të bëjnë rimbursimi e biletave pasagjerët janë gjetur të papërgatitur.
Fat të keq kanë pasur edhe udhëtarët që fluturojnë drejt Rinasit me linjat në fjalë. Në tabelën e orareve të nisjeve dhe mbërritjeve të aeroportit “Nënë Tereza” figurojnë të anuluar disa fluturime. (konkretisht shikoni tabelën).
Sipas mediave italiane, greva është kombëtare në aeroportet italane dhe do të zgjasë nga ora 10.00 deri në ora 18.00.



