Një djalë me bluzë të bardhë dhe një tjetër i veshur me të zeza rezultojnë të jenë lënduar me thika pas sherrit të ndodhur pak minuta më parë përballë një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, Presidencës.
Siç shihet edhe nga pamjet, janë dy djem, njëri i veshur me të bardha dhe tjetri me të zeza ata që afrohen me këmbët e tyre në drejtim të ambulancës.
Në momentin që ndodhi sherri, gazetari Erjon Skëndaj raporton se në vendngjarje ndodheshin edhe dy vajza.
Sakaq, policia e Tiranës në njoftimin e saj të parë bëri me dije se 4 djem të moshave 18 dhe 19 vjeç, studentë të vitit të parë në universitet kanë marrë plagë nga mjetet prerëse. Dy prej tyre kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin (djem xhaxhallarësh).


