Një ish-zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës është dënuar me burgim të përjetshëm për ryfshfet. Sun Zhengcai, ish-udhëheqës i lartë dhe ish-anëtar i Byrosë, është figura më e lartë politike që bie në “rrjetën” e fushatës anti-korrupsion të Presidentit Xi Jinping.
Ai u dënua nga gjykata për marrje ryshfeti të më shumë se 26.7 milionë Dollarëve. Sipas medias shtetërore kineze, përfitimet e paligjshme të Sun Zhengcai do të konfiskohen. Fushata anti-korrupsion në Kinë është nismë personale e Presidentit Xi Jinping për të luftuar fenomenin e përhapur të korrupsionit. Më shumë se 1 milion zyrtarë janë dënuar qëkur ai është bërë President.
Ndërsa kritikët e akuzojnë Xi Jinping se po përdor fushatën anti-korrupsion për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve të tij politikë dhe për të ndaluar zyrtarët e tjerë që të sfidojnë postin e tij presidencial. /tvklan.al


