• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kinë/ Pekini: Palët duhet të tregojnë kujdes për gjendjen në Gadishullin Korean
Home
Nderkombetare

Kinë/ Pekini: Palët duhet të tregojnë kujdes për gjendjen në Gadishullin Korean

8 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Geng Shuang tha sot në Pekin se me përpjekjet e përbashkëta të palëve, kohët e fundit gjendja në Gadishullin Korean ka patur një sërë ndryshimesh pozitive dhe ka njohur zbutje të tensioneve. Kjo është një arritje e vështirë dhe palët duhet të ruajnë dhe të përkujdesen më shumë për gjendjen e tanishme, sipas CRI-së.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut bëri të ditur se “SHBA-ja ka deklaruar që vendimi i Koresë së Veriut për tërheqjen nga programi bërthamor, të përfshirë në Deklaratën e Panmunjom-it, është rezultati i sanksioneve dhe presionit nga pala amerikane dhe se Uashingtoni nuk do të lehtësojë sanksionet ndaj Phenianit deri në momentin e tërheqjes së plotë nga programi bërthamor. Në një gjendje më të zbutur tashmë, deklarata të tilla janë ngacmuese, si ujë i ftohtë ndaj atmosferës së ngrohtë të dialogut të arritur me vështirësi dhe do të rikthejë gjendjen e mëparshme të tensionuar në Gadishullin Korean”.

Lidhur me këtë, Geng Shuang u shpreh se përsa i përket situatës aktuale, palët duhet që në mënyrë të veçantë të ruajnë vendosmërinë dhe të ecin drejt njera-tjetrës. Duhet të flasin me gjuhë miqësore dhe zbutëse. Duhet të veprojnë në favor të dialogut dhe rritjes së besimit të ndërsjellë. Ne shpresojmë që takimi i liderëve të Koresë së Veriut dhe SHBA-së të shkojë sa më mbarë dhe të ketë zhvillime pozitive, në mënyrë që situata e mirë e tanishme të konsolidohet më tej.

Kina u bën thirrje palëve përkatëse të nxisin procesin e zgjidhjes politike të çështjes së gadishullit sipas konceptit ‘dy shina paralele’ dhe të balancojnë interesat e veta të arsyeshme, për të krijuar një të ardhme me stabilitet dhe paqe të përhershme./Atsh

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lajm i madh për ekipin kuqezi, ja kush po rikthehet te Milani
Previous article Dalin të pinë të dyja në Tiranë, Oriola Marashit dhe Beatrix Ramosajt u ndodh e papritura (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT