Ajo që është një ditë feste për fshatrat e zonës së Stëblevës, traditë e ruajtur për dekada me rradhë deri në ditët e sotme. Dje do ti zbeheshe harmonia nga një ngjarje tragjike ndodhur në fshatin Zabzun, në orët e vona të mbrëmjes. Ku rreth orës 20:00 të dt.06.05.2018, 22 vjeçari B.GJ do të humbte jetën, mbasi një loje në formë shakaje me kushuririn e tij, për të ngjitur mullarin e shtëpisë së tij deri në majë.
Pasi festojnë tërë ditën në aktivitetet që fshatrat e zonës kishin organizuar për festën tradicionale të “Shën Gjergjit”, duke bërë edhe një ndalesë të fundit në lokalin e fshatit për të konsumuar një birrë (kujtojmë se D.Gj nuk ishte konsumues alkoli). Dy kushurinjtë, moshatarë me njëri tjetrin, do të ndërmerrnin rrugën për në shtëpinë e të ndjerit B.GJ. Sapo arrijnë në oborrin e shtëpisë, vendosin të luajnë në formë shakaje me njëri tjetrin se kush e ngjit mullarin deri në majë. 22 vjeçari B.GJ merr inisiativën i pari, por kjo lojë do të rezultonte tepër fatale për të, pasi do të rrëzoheshe dhe humbte jetën në vend.
Familjarët të tronditur, duke kujtuar se i ka rënë të fikët 22 vjeçarit dhe se është akoma gjallë, janë nisur drejt spitalit të librazhdit rreth orës 21:00 me urgjencë. Rrugës autoveturës së tyre do i çaheshin të katërta gomat, ku ju është dashur ardhja në ndihmë i një bashkëfshatari të tyre me mjetin e tij. Me mbërritjen në spitalin e Librazhdit, mjekët duke parë që i riu nuk jepte shenja jete, e nisën për në spitalin rajonal të Elbasanit ku është mbajtur deri paraditen e sotme për ti bërë autopsinë.
22 vjeçarit B.Gj iu dha lamtumira e fundit sot në orën 16:00.


