• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fëmijët e VIP-ave shqiptarë që kanë HUMBUR JETËN në mënyrë të parakohshme… (FOTO)
Home
Sociale

Fëmijët e VIP-ave shqiptarë që kanë HUMBUR JETËN në mënyrë të parakohshme… (FOTO)

7 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndoshta s’e kishin menduar kurrë, por pjesë e familjes së tyre është bërë edhe gjëma e madhe. Shumë personazhe të njohur shqiptarë kanë përjetuar tragjedi të thella, disa prej sëmundjeve, e disa prej aksidenteve.
Cilido shkaku, do të mbesin gjithnjë plagë që nuk do të gjejnë asnjëherë shërim me humbjen e fëmijëve të tyre të vetëm. 

Flutura Açka, shkrimtare

Rasti më i fundit ishte ai i ditës së djeshme. Shkrimtarja e njohur Flutura Açka humb djalin e saj të vetëm në lule të rinisë, Jerin va nden Brink vetëm 18 vjeç, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Lajmin e kobshëm, shkrimtarja pati guximin ta japë vetë përmes një statusi në facebook.

Erenistina Halili, gazetare
Ndarja nga jeta e Ergi Dinit dhe Kejdi Halilit, si pasojë e një aksidenti tragjik me motor, bëri bujë në Shqipëri jo vetëm për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë por edhe për shkak se dy të rinjtë nuk ishin të panjohur për publikun. 22-vjeçari Ergi Dini ishte një nga këngëtarët më premtues në vend ndërsa miku i tij, 21-vjeçari Kejdi Halili ishte bërë personazh për faktin se ishte djali i vetëm i gazetares së njohur, Erenestina Halili, e cila hapur e kishte shprehur dobësinë për të. Raportin e ngushtë me të birin, Erenestina e ka treguar edhe në media ku e konsideronte Kejdin si fëmijën më të mirë në botë.

Visar Zhiti, shkrimtar, diplomat
Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje shkaktoi një tronditje të madhe në opinion dy vite më parë. Në 2014-ën, 19-vjeçari Atjon Zhiti, djali i vetëm i poetit të njohur dhe ish-ministrit, Visar Zhiti humbi jetën në një aksident tragjik në Tiranë pak ditë pasi ai ishte kthyer nga Milano e Italisë.
Djaloshi 19­-vjeçar ishte student në degën e Filozofisë që prej vitit 2013 në universitetin “Sacro Cuore” në Milano. Ai ishte djali i vetëm i Visar Zhitit, një ndër shkrimtarët e njohur që u persekutua
dhe u burgos nga diktatura komuniste.


Atjon Ziti sapo ishte kthyer nga Italia për pushimet e fundvitit dhe pasi kishte kaluar të premten në një ditëlindje, të shtunën në mëngjes me një shokun e tij, po lëviznin me një motor, kur tragjikisht u përfshinë në aksident pranë QTU në kilometrin e shtatë të rrugës Tiranë­Durrës. Atjon Zhiti nuk kishte vënë skafandër në kokë dhe për pasojë mori dëmtime të rënda, të cilat i morën jetën. Kjo tragjedi u përjetua nga i gjithë opinioni që iu gjet në krah me solidarizim dhimbjes që përjetoi familja Zhiti.

Alfred Moisiu, ish president i republikës së Shqipërisë

Në vitin 2004, ndodhi një tjetër aksident i rëndë në Tepelenë me pasojë ndarjen nga jeta të Admir Moisiut, djalit të vetëm të Presidentit të aso kohe, Alfred Moisiu. Trupi i 32-vjeçarit, u gjet nga polumbarët në vendin e quajtur “Shkëmbi i korbave”, rreth 300 metra poshtë vendit të aksidentit, në krahun tjetër të lumit Drino. Automjeti me tre persona që udhëtonin në të, doli nga rruga nacionale duke rënë në ujrat e lumit Drino nga një lartësi prej rreth 60 metra. Si pasojë humbën jetën dy persona, njëri prej të cilëve Admir Moisiu, djali i Presidentit të Republikës, me detyrë drejtor i Kontrollit Financiar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Tinka Kurti, aktore
Pak muaj më parë aktorja e madhe Tinka Kurti pëson tragjedinë e madhe. Ajo humb djalin e saj të vetëm Zefin.

Në moshën 65-vjeçare, Zefi u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak në Kanada ku jetonte prej vitesh.

Zija Çela, shkrimtar 

Zija Çela, autor i shumë librave në prozë dhe një nga shkrimtarët më të vlerësuar shqiptarë ka humbur djalin e tij Dritanin, në moshën 36-vjeçare.

Ai mbylli sytë në mars të 2006-ës si shkak i një sëmundje të pashërueshme.

Sidrit Bejleri, këngëtar

Këngëtari i njohur shfaqet gjithnjë i qeshur dhe pavarësisht brengës më të madhe të jetës së tij, sërish nuk e ka braktisur pasionin për këngën.

Sidrit Bejleri 10 vjet më parë humbi fëmijët e tij të parë, një vajzë të cilën e kishin quajtur Sofi. Por, një sëmundje e rëndë i preu jetën vogëlushes dhe sot nuk jeton më. Ka qenë vetë Sidriti, ai i cili disa muaj më parë e ka kujtuar të voglën e tij, pas së cilës kanë ardhur në jetë edhe dy fëmijë të tjerë.

ApleNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk pritej! Xhenit po i "PLAS ZEMRA" për Benardin? Shikoni çfarë mesazhi i ka dërguar sërish... (FOTO)
Previous article Balotelli kthehet në origjinë, ofendon keq gjyqtarët francezë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT